Skuadra e Bayern Munchen fitoi sot klasiken gjermane përballë Borussia Dortmund me rezultatin 0-4. Bavarezët e nisën sfidën fuqishëm pasi shënuan 2 gola në 8 minutat e para.
Upamecano shënoi i pari, më pas Harry Kane dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë ishte sërish anlgezi që shënoi dhe dy gola të tjerë për t’i dhënë fitoren e thellë Bayernit.
Ekipi i Tuchel me këtë fitore renditet i dyti me 1 pikë më pak se Bayer Leverkusen. Kjo fitore e Bayern vjen 1 javë pas atij triumfi të thellë 8-0 ndaj Darmstadt. Megjithatë në mesjavë skuadra bëri një hap të gabuar pasi u eleminua nga Kupa Gjermane prej Starbrucken.