05:38 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Baze provokoi me kritikat ndaj profesor Kabos por gazetarja publikon pyetjet që bëhen në Oxford

11:46 | 25/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Baze provokoi me kritikat ndaj profesor Kabos por gazetarja publikon pyetjet që bëhen në Oxford

Analisti Mero Baze ngriti dyshimet e tij rreth pyetjeve të profesor Përparim Kabos para juristëve që po testoheshin për KLGJ-në dhe KLP-në, duke thënë se do ishte kurioz ta dinte nëse profesori i kishte njohur më parë ata.

Jo vetëm Baze por edhe një pjesë e ndjekësve e komentuesve online, jo vetëm përgjigjet për të cilat kryesisht ranë dakord se qenë skandaloze, morën në gjykim edhe pyetjet e profesorit. Kabo tha se e bënte këtë për t’i shërbyer atdheut, jo me heshtje.

Gazetarja Edlira Gjoni sjell pikërisht disa nga pyetjet që u bëhen studentëve konkurues në juridik në Oxford dhe Cambridge. Dhe duhet thënë, kanë shumë ngjashmëri me natyrën e pyetjeve të Kabos.

KOMENTI I PLOTË I GJONIT:

”Pyetje standarte që ju bëhen studentëve konkurues për të hyrë në juridik në Oxford apo Cambridge: (pasi kanë kaluar testin super të vështirë e specifik për drejtësinë)

– Nëse gruaja ka përsëritur disa herë se nuk i pëlqen reçeli në mëngjes, e burri ia sjell në tavolinë, bashkë me vezën e bukën e thekur, a përbën ky veprim shkak ligjor për të kërkuar divorcin?

– Vajzat dhe djemtë që bëjnë eksplorime (boycsouts), a kanë axhendë politike?

– Cili është libri i fundit jo-ligjor që po lexon?

– Çfarë keni lexuar së fundmi për situatën në Maymar?

– Si mendoni ju, për çfarë shërbejnë semaforët?

– Po të ktheheshe pas në kohë, në cilën do ktheheshe? Pse?

– Cili precedent është më i referuari në Angli?

– Cili gjyqtar u vra ne shek. XVII një ditë para gjyqit? Sa kohë me pas u zgjidh çështja?

Etj, etj, etj.

Pse duhet të merremi me pyetjet? Mos janë gabim edhe këta që ligjin e kanë frymë? (https://sites.google.com/site/oxbridgeintervieëquestions/laë)

Jo vetëm që testohet njohuria e prirjet bazë, por me këto pyetje shkohet tek karakteri i njerëzve. Përse ai grup i thjeshtë pyetjesh nxehu Shqipërinë? Kollaj të gënjesh veten. Kollaj gënjehet njeriu në pasqyrë. Por dhimbja është e ashpër, miq. Shumë prej nesh ende nuk shkruajmë shqipen të saktë, nuk dimë deklaratën e pavarësisë, shajmë Skënderbeun, njëri-tjetrin, gënjejmë sy më sy, e nxehemi pse na bëjnë pyetje që çjerrin maskat.

Nuk ndreqet gjë duke fajësuar pyetjet, por duke lexuar, që të mos ngelemi shumë gjatë shoqëri jo-reflektuese me gishtin e fajit nga tjetri.

Dhe meqë jemi këtu, cila është akuza më e madhe që i është bërë ndonjëherë Shqipërisë?

Lexoni, miq. Mos shani! Veçanërisht njëri-tjetrin. Jemi pak për t’u urryer kaq shumë mes vetes.” (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: edlira gjonimero bazeperparim kabo
Pas

Raporti i Auditimit: ‘Qeveria s’ka asnjë studim për koncensionet’

Para

Ç’po ndodh me ”Policin” e Portokallisë dhe një tjetër aktor të njohur. Njoftohet mbyllja e spektaklit

Para
Ç’po ndodh me ”Policin” e Portokallisë dhe një tjetër aktor të njohur. Njoftohet mbyllja e spektaklit

Ç'po ndodh me ''Policin'' e Portokallisë dhe një tjetër aktor të njohur. Njoftohet mbyllja e spektaklit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.