BBC ka realizuar një reportazh nga qyteti port në veri të Spanjës, ku pocilia po ndalon 3-4 herë në ditë, grupe emigrantësh që tentojnë të emigrojnë për në Britani.
Në materialin e trasmetuar BBC tregon se dhjetëra shqiptarë që jetojnë në çadra përreth portit të Bilbaos në Spanjë. Synimi është të fshihen në kamionët që udhëtojnë drejt ishullit.
Po ashru gazetari shton se rreth 70 vetë në çadra, shumica shqiptarë.
Ndërsa një pjesë tjerë jetojnë në kodrat rreth portit, në pritje të një shansi për t’u futur ilegalisht në Angli.
“Vij nga Calais, pasi qëndrova për një vit atje, por pa mundur të shkoj në Londër. Tani erdha në Spanjë dhe provova që këtej por sërish nuk ia dola dot. Më patën thënë që është më lehtë që këtej, sot më kapën, por do të provoj përsëri”, tha një afgan.
Ndërkohë vetë drejtuesi i kamonit është shprehur se atyre I duhet të bëjnë shumë kujdes dhe të kontrollojnë nga 2 herë kamionët se mos futen emigrantët.
“Bilbao është një Calais i ri. Na duhet të bëjmë shumë kujdes dhe të kontrollojmë dy herë kamionët tanë, se mos na është futur ndonjë emigrant brenda”, u shpreh drejtuesi i kamioni.
“Shqiptarët, në shumicë duan të emigrojnë në Britani, sepse siç thonë, duan të fitojnë para. Ata e dinë që kalimi nga Bilbao është i vështirë, por jo i pamundur”, thotë reporteri i BBC-së, Gavin Lee.
(S.SH/Shuplaka)