14:48 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“BD do të marrë pjesë në zgjedhje”, Patozi: Dy zotimet tona për kandidatët e djathtë dhe 1 për mediat

13:24 | 01/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“BD do të marrë pjesë në zgjedhje”, Patozi: Dy zotimet tona për kandidatët e djathtë dhe 1 për mediat

Astrit Patozi në një deklaratë për mediat nga selia e Bindjes Demokratike është shprehur se subjekti politik që ai drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“I bindur që pjesëmarrja është zgjidhja dhe jo bojkotimi i zgjedhjeve. Ne do të bëjmë betejë frontale në 30 qershor përballë çdo kandidati socialist, pasi mendojmë që kjo është rruga e duhur për të rrëzuar Edi Ramën“, u shpreh ai.

Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike tha se partia që ai përfaqëson zotohet se:

1. Do të mbështesë të gjithë kandidatët e pavarur që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

2. Do të mbështesë pa asnjë rezervë dhe nuk do të rivalizojë kandidatët e partive të djathta që kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje përballë kandidatëve socialistë.

Sipas Patozit kjo nismë e partisë së tij është ndërmarrë për të mos lejuar ndarjen e votës apo çarjen e saj, ndërsa theksoi se Bindja Demokratike nuk do të presë asgjë në këmbim prej këtyre kandidatëve.

Ndërkohë Patozi ka deklaruar nga selia e kësaj partie se nuk do të sulmojë, intimidojë apo etiketojë asnjëherë mediat të cilat do t’i shihen si aleatë në nismën e Bindjes Demokratike dhe gjithashtu nuk do të ndikojë në atë që e quajti blerjen “e zërit apo heshtjes së tij”.

Deklarata e plotë:
BINDJA DEMOKRATIKE është e vendosur që në zgjedhjet e 30 qershorit të bëjë betejën e saj frontale në të gjithë territorrin e vendit, duke u përballur me të gjithë kandidatët të Partisë Socialiste, pa asnjë dallim.
Në këtë sfidë të vështirë ne do të kërkojmë mbështetjen e çdo qytetari, që e refuzon këtë maxhorancë dhe mendon se Shqipëria po qeveriset keq e mos më keq për shkak të Edi Ramës dhe qeverisë së tij të korruptuar.
Kjo do të thotë se BINDJA DEMOKRATIKE ka objektivin e vet kryesor që në në këto zgjedhje të përfaqësohet nga kandidatët e saj në çdo bashki të Shqipërisë.
Nga ky rregull i përgjithshëm do të përjashtohen vetëm këto dy raste: kadidatët e pavarur dhe ish-kryetarët e bashkive të djathta.
1-Ne shprehim vlerësimin tonë për çdo kandidat të pavarur, që është regjistruar në zgjedhje si kundërshtar i qeverisë, duke i konsideruar cilindo prej tyre si aleatin tonë të natyrshëm për një kauzë të përbashkët.
Vendimi i tyre për të garuar më 30 qershor përputhet plotësisht me bindjen tonë se rruga e vetme për ta rrëzuar dhe ndryshuar qeverinë është pjesëmarrja në zgjedhje dhe jo braktisja e tyre.
Në këto kushte, ne zotohemi se nuk do të nxjerrim kandidat për kryetar në bashkitë, ku ata janë regjistruar, por do t’i mbështesim ata, pavarësisht raportit që secili prej tyre mund të kenë me BINDJEN DEMOKRATIKE.
Arsyeja është një dhe e vetme, që votat e kundështarëve të qeverisë të mos çahen dhe që ne të arrijmë qëllimin e përbashkët, fitoren tonë ndaj çdo përfaqëuesi të “Rilindjes”.
2-Ne angazhohemi gjithashtu se do të mbështesim dhe nuk do të rivalizojmë edhe kandidatë të mundshëm nga radhët e kryetarëve të bashkive të djathta, të cilët mund të vendosin të kandidojnë në të ardhmen përballë përfaqësuesve të qeverisë.
Ne do të konsiderojmë ata njësoj si përfaqësuesit tanë, sepse mendojmë që vetëm bashkimi i çdo force opozitare mund të sjellë një rezultat fitues përballë kandidatëve të Partisë Socialiste.
Ne do t’i mbështesim ata pa asnjë mëdyshje, duke deklaruar paraprakisht që askush prej tyre nuk do t’i ketë ndonjë detyrim BINDJES DEMOKRATIKE.
Që në aktin e saj të themelimit BINDJA DEMOKRATIKE ka identifikuar si kundërshtarin e vetëm në këto zgjedhje dhe në vazhdim “Rilindjen” dhe qeverinë e Edi Ramës si përgjegjësen kryesore për krizën politike në Shqipëri dhe qeverisjen e keqe të vendit.

Etiketa: Astrit Patozimbeshtetje kandidateve te djathtezgjedhjet 30 qershor
Pas

Rehabilitimi i Parkut “Rinia”, Ina Zhupa: Veliaj do të shpenzojë 1 miliard lekë për betonizimin e qendrës (FOTO)

Para

“Askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa ne”, Rama në Twitter: Punësuam më shumë se gjysma e gjithë rajonit

Para
LISTA E PLOTË/ Nga Gjuzi, te Milo dhe Gjinushi-Cilat parti janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 30 Qershorit (Nesër skadon afati)

"Askush s'ka bërë dhe s'bën dot kurrë sa ne", Rama në Twitter: Punësuam më shumë se gjysma e gjithë rajonit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngec procesi i bisedimeve për armëpushim në Gaza, vriten 17 persona

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

Moti i keq godet Spanjën/ Lëshohet alarmi i kuq, dy persona të zhdukur nga përmbytjet

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Begaj vizitë në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike

Pukë/ Aksidentohet një turist kroat në aksin Qafë Mali – Fierz

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik të Shqipërisë.

36 mjete lundruese të bllokuara, Policia Kufitare shpëton disa shiqiptarë e të huaj

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Vatër e re zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës, situata përkeqësohet nga era

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.