Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama është takuar me studentë të Universitetit të Prishtinës , mku nuk kanë munguar pyetjet për përplasjet në veri të Kosovës.
Për Kryeministrin Rama e vetmja zgjidhje për konfliktet në rajon janë vetëm heqja e kufijve, që sipas Ramës më shumë alarmon BE-në se Beogradin.
Rama nuk la pa thumbuar serbët, për të cilët u shpreh se ankohen pa arsye, duke shtuar se sips tij serbët e veriut të Kosovës janë më të llastuarit.
“Më pas vjen një tjetër mbledhje e radhës ku bëhet vlerësimi i atyre që janë arritur dhe atyre që nuk janë arritur. Kemi folur sot me Kryeministrin tuaj si ta ndryshojmë këtë sistem pune dhe si ta bëjmë të mundur që administrata këtu dhe në Shqipëri ta ndjekin me të njëtjin vullnet për të kuptuar hapat e të ardhmes që janë me rëndësi. Ka plot gjëra që mund të duken të vogëla në pamje të parë, por janë të rëndësishme. Qoftë këtej apo në anën tjetër të kufirit që fatkeqësisht vazhdon të nad ndajë. Me vullnet të përditshëm mund të lehtësohet në mënyrë të ndjeshme nga radhët e gjata, për të gjithë kamionet që transportojnë mallra. Mund të lehtësohet nga radhët kilometrike gjatë sezoneve turistike. Mund të kthehet në kufi formal pa ndikim në jetët e qytetarëve, siç është BE. BE funksionon me 4 liri lëvizje, të zbatuara kudo.
Në vite ka pasur herë pas here udhëheq që kanë bërë deklarata të tipit do heqim kufirn. Njëri ka thënë do e heq për vit të ri, për krishtlindje, dhe asnjëherë nuk është hequr. Por në momentin që ti thua do heq kusfirin kjo alarmon gjithë dynjanë. Nuk alarmon Beogradin aq sa alarmon Brukselin. Prandaj dhe unë kam insistuar shumë për atë “Mini-Schengen”, që nuk më ngjit sepse jam shumë i gjatë. U përdor fjala Shengen për të dhënë idenë për çfarë bëhet fjalë. Serbia ishte gati por pa lirinë e njerëzve , sepse për ata nëse do të pranonin lëvizjen e lirë të njerëzve do të pranonte për heqjen e kufirit me Kosovën. Kosova ka të drejtë. Qarkullimi i mjeteve është çështje e legjitimitetit të sovranitetit të vendit dhe është çështje e shqyrtuar më parë. Serbët pretendojnë se po keqtrajtohen serbët e Kosovës, por unë do të thoja se ata janë më të përkëdhelurit. Se kuptoj si mund t’i paguhen dhe faturat e dritave. Janë pengje të një dialogu të mbetur rrugëve. Shoh nga Facebook vetëm luftë. Kosova e ka fituar luftën, kur ju këtu nuk kishit lindur ose nuk kishit lindur akoma. Kosova nuk do te ishte e mundur pa miqtë e mëdhenj. Nuk duhet t’i japim shkaq që të zhgënjehen dhe të lodhen. Siç ndodhi për shembull për tarifën kur humbi shumë. Politika e brendshme të mos bëhet pjesë e politikës së jashtme”, deklaroi Rama.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post