10:07 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

BE-Britani marrëveshje për sigurinë, energjinë dhe ekonominë

13:04 | 19/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE-Britani marrëveshje për sigurinë, energjinë dhe ekonominë

Pas një maratone negociatash, ambasadorët e vendeve të BE-së kanë arritur një marrëveshje që do të nënshkruhet me Mbretërinë e Bashkuar për të rivendosur një partneritet të ri jo vetëm për mbrojtjen, por edhe ekonominë, energjinë, migrimin dhe peshkimin. Samiti i kësaj të hëne Britani-BE vjen si rezultat I përpjekjeve të kryeministrit britanik Keir Starmer për të rivendosur lidhjet me Bashkimin Evropian.

Kryeçështja në klimën e re sipas analistëve është bashkimi ose jo në një union doganor të BE-së, pjesëmarrja në tregun e vetëm dhe nënshkrimi i lirisë së lëvizjes midis BE-së dhe MB-së. Starmer i ka pranuar këto çështje, dhe ka shprehur optimizëm në gjetjen e “mënyrave konstruktive për të punuar me BE dhe për të ofruar më të mirën për popullin britanik”.

Britania, e cila u largua nga BE në 2020 pas një votimi historik të referendumit të vitit 2016, po përpiqet tja dalë ndaj pasojave gjeopolitike dhe ekonomike të tarifave botërore nga Trump dhe vënia në pikëpyetje e mbrojtjes së sigurisë së SHBA për aleatët. Starmer, i cili ka prioritet sigurinë dhe mbrojtjen që nga zgjedhja e tij vitin e kaluar, po synon të balancojë bashkëpunim më të ngushtë me BE-në dhe të përmirësojë lidhjet ekonomike me Shtetet e Bashkuara, por ai u zgjodh gjithashtu me një mandat për të rritur ekonominë, një arritje që është bërë më e vështirë nga pasiguria e tarifave doganore.

Mediat britanike thonë se liderët evropianë do të kërkojnë gjithashtu një marrëveshje për të lejuar të rinjtë evropianë të jetojnë dhe punojnë në Britani, një politikë që do të zemërojë mbështetësit e Brexit.

Nga ana tjetër BE duket se ka gjetur tonet e duhura me SHBA. Ursula Von Der Leyen, Giorgia Meloni dhe zv presidenti amerikan JD Vance u takua në Romë të dielën, për çuarjen përpara të bisedimeve tregtare midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Të dyja palët shkëmbyen dokumente negociuese që përshkruanin fusha të ndryshme të diskutimit të ardhshëm.

Pas

Kampionati Europian U17 në Shqipëri, Duka mesazh përpara startit të kompeticionit: Le të kthehet në një festë të vërtetë

Para

Mbahet në GJKKO seanca për “Partizanin”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjokës, gjykata rrëzon kërkesën

Para
Mbahet në GJKKO seanca për “Partizanin”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjokës, gjykata rrëzon kërkesën

Mbahet në GJKKO seanca për “Partizanin”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjokës, gjykata rrëzon kërkesën

 



Të Fundit

Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

Goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin në Angli, 23-vjeçari shqiptar shpallet fajtor (Emri)

Trajneri i ri te Milani, Igli Tare ka një emër të preferuar

Stadiumi kombëtar i dënuar nga FIFA, mbi 250 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Leverkusen josh Fabregas, Ten Hag mbetet plan B

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, vazhdon sot gjykimi për ngjarjen e rëndë

Man. City fiton me tre gola në lamtumirën e De Bruyne, merr vendin e tretë në Premier League! Tri pikë për Palace

26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Marco Rubio mohon planet e dyshuara të SHBA-së për të deportuar banorët e Gazës në Libi

Goditet rrjeti i drogës Ballkan-Itali: Në pranga edhe administratori i një kompanie transporti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.