Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në fjalën e mbajtur gjatë seancës plenare të Komunitetit Politik Evropian, deklaroi se Evropa do të bëjë çdo gjë për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave me Ukrainën.
Sipas saj, Evropa sot është zgjuar dhe i ka sytë hapur, ndaj duhet të ndërtojë qëndresën e saj.
Nuk duhet të harrojmë se kjo është arsyeja se komuniteti politik është krijuar pët të mbështetur Ukrainën. Fakti që jemi të ulur me ju Zelensky është provë e bashkimit tonë të celiktë për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës.
Për të qenë të qartë ne duam paqe. Sanksione ndaj Nord Stream 1 dhe 2, ulja e tavanit të çmimit të naftës. Pse duam paqen?
Jemi mbledhur në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët në një epokë begatie të përbashkët, nëse ja dalim të ndërtojmë me sukses këtë mirëqënie, ky është nxitësi për ndërtimin e paqes, ndërlidhja duhet tëjetë në krye të agjendës. Së shpejti do hedhim sytë nga Deti i zi.