20:18 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

BE e Romana Vlahutinit ble vilën 1.6 milionë euro në Kompleksin ”Rolling Hills” (DOKUMENT)

11:34 | 26/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
BE e Romana Vlahutinit ble vilën 1.6 milionë euro në Kompleksin ”Rolling Hills” (DOKUMENT)

Tundimit të “Vilave të Lundrës”, një zone të njohur në kryeqytet, me vila të bukura, gjelbërim, e të përshtatura për një standard të lartë jetese nuk i ka shpëtuar as ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Pas miliarderëve të Tiranës, ndër ta: biznesmenë, politikanë, ish-kryeministra dhe fëmijë ish-kryeministrash, ambasadorja Vlahutin ka blerë së fundmi rezidencën e saj në “fshatin e të korruptuarve” që ajo së bashku me ambasadorë të tjerë kanë denoncuar korrupsionin dhe emra të njohur që banojnë aty e cilësohen si të korruptuar dhe pengues të drejtësisë.

Bëhet fjalë për një kontratë noteriale të zbardhur nga grupi investigativ i gazetës “Dita”, ku vihet re se ka shumë gjëra që nuk përputhen.

Dokumentet zbulojnë se rezidenca e re e ambasadores Romana Vllahutin është blerë me fonde të Bashkimit Europian për plot 1 milionë e 649 mijë euro, duke u renditur ndoshta në top listën e vilave më të shtrenjta të “Rolling Hills”.

Dhe bëhet fjalë për një vilë me sipërfaqe 345 metra katrorë në një truall rreth 1600 metra katrorë. Krahasuar me çmimet e vetë “Rolling Hills” në faqen zyrtare del se BE e ka blerë me e kompleksit në fjalë.

Veç çmimit të fryrë, ajo që vihet re është se akti që shitja është kryer nga shtetasi privat L.D. i datëlindjes 1980, pra vetëm 35 vjeç dhe posedues pronash milionëshe.

Nga ana tjetër, nuk rezulton që selia e Bashkimit Europian në Tiranë të ketë kryer tender për këtë blerje. E nuk ka si të vihet re ky rast, nëse marrim parasysh se BE nuk blen vila për ambasadorët e vet, por përdor qiranë.

Për të kuptuar më tepër rreth kësaj afere korruptive, grupi investigues ka kontaktuar me një jurist që shprehet se duhet parë bazuar në çfarë rregullash zyra e BE-së në Tiranë ka vendosur të bëjë një blerje të tillë, pse vilë për ambasadoren dhe jo zyra, përpos faktit që duket e paprecedentë që një organizatë multinacionale blen prona në një shtet të caktuar.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar të prononcohet për rastin në fjalë. Nisur nga dyshimet që ngre kjo blerje, ngrihen disa pyetje, ku kryesorja është nëse Bashkimi Europian është pro apo kundër bashkëjetesës me korrupsionin:

BE do paguajë detyrime të përbashkëta në këtë fshat me të gjithë banorët e tij miliarderë, pra do bashkëjetojë me ata që ka akuzuar për korrupsion?

A mund BE t’i lejojë vetes blerjen e një pronë edhe më shtrenjtë se e blen një i korruptuar shqiptar, madje as e regjistron dhe as e deklaron këtë aset?

(XH.A/SHUPLAKA)

doc

Etiketa: bashkimi europiankorrupsionromana vlahutinvile luksoze
Pas

Nuk u jepte rrogat, punonjësit e ”Call Center-it” dinë si të hakmerren me pronaren italiane

Para

Bushi për shortin e Europianit me Spanjën: Grupi i vështirë po në fund buzëqeshim

Para
Bushi për shortin e Europianit me Spanjën: Grupi i vështirë po në fund buzëqeshim

Bushi për shortin e Europianit me Spanjën: Grupi i vështirë po në fund buzëqeshim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.