Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca është takuar me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli për të lançuar fushatën “Europa është këtu me ju”. Arsyeja përse zgjodhi qytetin e Vlorës ishte premtimi që kishin dhënë për të organizuar aktivitetet kryesore për 9 Majin (Ditën e Europës), gjë që nuk u realizua për shkak të korónavirusit.
Duke folur para mediave, Soreca tregoi se fushata do të zgjasë 6 muaj dhe është tepër e rëndësishme për shqiptarët. Zgjodhi 15 Dhjetorin si përfundim pasi 10 vite më parë në këtë datë, qytetarët shqiptarë udhëtuan për herë të parë drejt BE-së pa viza.
“Jam që të lançojmë një fushatë të rëndësishme të BE në Shqipëri. Doja që ta bënim në Vlorë për arsye të premtimit që kemi dhënë të dy bashkë këtu. Në fakt kjo fushatë që e kemi qenë “BE është këtu me ju” dhe do të përqendrohemi në disa gjëra si për shembull transporti. Ne do vazhdojmë të investojmë në Vlorë. Bypassi i Vlorës është simbol i së ardhmes. Jemi këtu që të fillojmë këtë fushatë për
Kjo fushatë do të zgjasë për 6 muaj, pra deri në datën 15 dhjetor 2020, një datë e rëndësishme për Shqipërinë. Kjo për arsyen se data 15 dhjetor e vitit 2010 ishte dita e parë kur qytetarët shqiptarë mundën që të udhëtonin në BE në zonën Shengen. Unë besoj që ky është rezultati më i prekshëm i cili tregon se çfarë mund të bëjë BE për Shqipërinë. Unë personalisht kam qenë në Bruksel kur mbërriti avioni i parë i qytetarëve shqiptarë kur udhëtuan pa viza, ndërsa sivjet në këtë 10 vjetor do të jem në Tiranë për të festuar. Pra BE është këtu me ju, për t’ju përgatitur ju të gjithëve që të bëheni anëtarë të BE”, tha Soreca.(A.M/Faxweb.al)