Ende Greqia ndidhet në krizë financiare. Së fundmi Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovic, u ka kërkuar kreditorëve të gjejnë zgjidhje për ndihmën e mëtejshme të problemeve financiare të Greqisë, për të shmangur një krizë të re.
Në muajin korrik nëse shteti Grek nuk merr këstin e ardhshëm të ndihmës, do të përballet me falimentim, pasi nuk do të jetë në gjendje të paguajë 7 miliardë euro të borxhit të vjetër.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka argumentuar se Greqia nuk mund ta shlyejë borxhin në situatën aktuale, vetëm nëse merr ndihmë, do të mund të aplikohet riprogramimi dhe ulja e normës së interest së borxhit.