Qeveria serbe po punon në kuadër të zhvillimit të sistemit të mbrojtjes si përgjigje ndaj çështjeve të tilla si: terrorizmi, emigrantët. Është miratuar një draft-projekt që do të përfundojë vitin e ardhshëm dhe po vijojnë përpjekjet për të përmushur objektivat në rrugën europiane.
Sfida më e madhe për grupin e punës të përbërë nga përfaqësues të disa ministrive mbetet pajtimi me Brukselin mbi rreziqet dhe kërcënimet që cënojnë integrimin e Serbisë.
Në kuadër të kësaj çështje, “V.Novosti” shkruan se mbetet shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës.
Teksa zyrtarët europianë presin që Serbia të zbusë theksin që është vënë Kosovës në këto dokumente, serbët e konkretisht eksperti serb Milan Mijalkovski shprehet se kjo është e papranueshme.
“Nuk dëshiroj të paragjykoj rifreskimin e këtyre dokumenteve, por fshirja e rrezikut dhe kërcënimit që burojnë nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, është e papranueshme.”, shprehet ai.