Senati amerikan i ka hapur dritën jeshile Maqedionisë së Veriut për të bërë pjesë e aleancës më të madhe ushtarake në botë.
Ditën e sotme ai miratoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Protokolli u miratua me mbështetjen e 85 senatorëve. 2 senatorë nga Jutah dhe Kentaki votuan kundër, ndërsa 14 të tjerë nuk morën pjesë në votim.
Gjatë ditëve të fundit, protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut e kanë ratifikuar edhe Italia, Britania e Madhe, ndërsa Franca miratoi leximin e parë të protokollit.
Mbetet tashmë që protokolli të ratifikohet edhe nga 5 vende të tjera, që Shkupi të bëhet anëtar me të drejta të plota i aleancës veri-atlantike.