22:24 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

BE: ”Ivanov të mandatojë Zaevin”. Hahn: ”Pengesat, të papranueshme”

12:51 | 26/02/2017
në Rajoni, Te Gjitha
0
BE: ”Ivanov të mandatojë Zaevin”. Hahn: ”Pengesat, të papranueshme”

Komisioneri europian i Zgjerimit, Johannes Hahn pret që pas mbledhjes së 67 firmave të nevojshme, presidenti Gjorgje Ivanov të mandatojë udhëheqësin e LSDM-së, Zoran Zaev, për krjimin e qeverisë së re në Maqedoni.

“Ndryshimet në shoqëritë demokratike janë të natyrshme dhe duhet të përshëndeten kur vijnë si rezultat i zgjedhjeve të besuara”, citohet të ketë thënë zyrtari i lartë i BE-së.

“Pranimi dhe respektimi i rezultateve zgjedhore, si dhe e drejta e udhëheqësve për të tentuar krijimin e qeverisë është shenjë e demokracisë së shëndoshë. Pengesat dhe mosvlerësimi i përpjekjeve të tilla nuk kanë vend në një proces demokratik”, thekson Hahn.

Sipas tij, për këtë arsye BE-ja pret nga të gjitha partitë që t’i respektojnë parimet dhe standardet demokratike, të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të kenë për qëllim mënyrën e bashkëpunimit në vend, e jo të nënvlerësojnë njëri-tjetrin.

“Ishte pikërisht ky qëndrim që e çoi vendin drejt krizës”, mësohet të ketë thënë Hahn. Komisioneri shtoi se opozita dhe mazhoranca kanë përgjegjësi dhe peshë në funksionimin e një demokracie, e që të dyja mund t’i japin formë ardhmërisë së shtetit.

Mbrëmjen e së shtunës, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski është parë të hyjë në selinë e presidentit. Bashkë me të ka qenë edhe sekretari i qeverisë, e njëkohësisht funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së, por ende nuk dihet çfarë është biseduar me Ivanovin. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: maqedonirajoniZaev
Pas

Qëlloi me grusht Kreshnik Spahiun, hakmarrja që zgjodhën protestuesit ndaj 34-vjeçarit (FOTO)

Para

Qeveria, protesta dhe deshifrimi i Ilir Metës

Para
Qeveria, protesta dhe deshifrimi i Ilir Metës

Qeveria, protesta dhe deshifrimi i Ilir Metës

Discussion about this post

 



Të Fundit

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

Gjykata e OKB-së: Vendet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.