17:45 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

BE-ja i kushtëzon Serbisë negociatat për anëtarësim, zbardhen shkaqet!

15:24 | 23/11/2022
në Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE-ja i kushtëzon Serbisë negociatat për anëtarësim, zbardhen shkaqet!

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kjo rezolutë është përpiluar nga deputeti kroat, Tonino Piculla. Në këtë rezolutë propozohen ndryshime dramatike në qasjen e BE-së ndaj zgjerimit. Propozohet heqja dorë nga votimi me konsensus dhe marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar.

Në të po ashtu kërkohet që viti 2030 të jetë afat i fundit për përmbyllje të negociatave për anëtarësim dhe përmendet që procesi i zgjerimit nuk ka alternativë.

“Të forcohen kapacitetet e BE-së për të vepruar, duke reformuar procesin e vendimmarrjes, përfshirë këtu formatin me shumicë të kualifikuar në fushat relevante për procesin e zgjerimit”, përmendet në rezolutë.

Mes tjerash në rezolutë përmendet që kredibiliteti i procesit të zgjerimit, dhe i gjithë BE-së, është dëmtuar me raste pasi disa vende anëtare kanë shfrytëzuar interesat e tyre nacionale për të bllokuar procesin e zgjerimit.

Kjo gjë, sipas raportit, “ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe faktorëve tjerë të dëmshëm në rajon”.

Sa i përket Ballkanit, në rezolutë përmendet që qasja e Parlamentit ndaj këtij rajoni të ketë në fokus përshtatjen e këtyre vendeve me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Në këtë drejtim vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, përmendet si kusht për vazhdimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në bllokun evropian.

“Negociatat me Serbinë të vazhdojnë vetëm nëse ky vend përshtatet me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe bën reforma domethënëse të lidhura me BE-në”.

Përveç sanksioneve, në rezolutë përmendet që Serbisë t’i kushtëzohen edhe ndihmat financiare. Në rezolutë përmendet edhe nevoja për përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ashtu që të dyja vendet në avancojnë në rrugën drejt BE-së.

Sipas rezolutës, Parlamentit Evropian i kërkohet që të ndëshkohet përmbushja e kritereve të shpërblehet, derisa mungesë e përparimit nga vendet kandidate, të ndëshkohet/REL

Pas

Studimi i fundit: Me këtë person, partneri juaj ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë

Para

Auditimet janar-shtator, KLSH: Dëmi ekonomik dhe shkeljet kapin vlerën 1 miliard euro

Para
Auditimet janar-shtator, KLSH: Dëmi ekonomik dhe shkeljet kapin vlerën 1 miliard euro

Auditimet janar-shtator, KLSH: Dëmi ekonomik dhe shkeljet kapin vlerën 1 miliard euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

KQZ përditëson të dhënat! Deri në orën 17:00, votuan 38.75 përqind e zgjedhësve

Aksident në aksin Korçë-Pogradec: Mjeti del nga rruga, dy të plagosur në Pirg

Vora, PD akuza Celibashit/ KQZ diskuton vendimin e marrë për heqjen e akreditimit të vëzhguesve

Tiranë/Procedohet Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, për kanosje ndaj votuesve në Vorë

U kap me listë emrash pas takimit me Elvis Roshin, arrestohet një grua në Kavajë

Ambasadori i BE, Gonzato: Zgjedhjet e sotme tepër të rëndësishme! Po bëj vëzhgim zgjedhor, ja pse erdha në Fier

Votimi në rang vendi, qarku me pjesëmarrjen më të madhe dhe atë më të ulët

“Votoni sepse është mundësia dhe e drejta juaj”, Topalli: Dilni të votoni

Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja në gjendje kritike për jetën

Rasti i pestë i fotografimit të votës, arrestohet 30-vjeçari në Këlcyrë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.