11:03 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

BE-ja pyet se “në emër të kujt flet Vulini”

14:26 | 05/09/2024
në Bota, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërheqja e Bidenit nga gara pritet të dominojë takimin e BE-së

Vizita e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Rusi dhe takimi i tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “është në kundërshtim me aspiratat e Serbisë për integrim në BE”, tha të enjten zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, Stano parashtroi pyetjen se “në emër të kujt flet Vulini” pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur se qëllimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE.

“Nuk e dimë se në emër të kujt flet Vulini, sepse presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka përsëritur qëllimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, nuk mund të vazhdojnë apo forcohen raportet me Rusinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pra, presim nga Serbia që të përmbahet nga forcimi i raporteve me Rusinë. Dhe, presim nga të gjithë anëtarët e Qeverisë së Serbisë që ta ndjekin qëllimin e integrimit në BE“, theksoi Stano.

Ai shprehu shqetësim për sjelljen e Vulinit, i cili vazhdon të ketë vizita të shpeshta në Rusi:

“Me shqetësim vërejmë këto veprime të Vulinit sepse nuk është hera e parë që ai viziton Rusinë. Kjo shkon në kundërshtim me aspiratat e Serbisë për t’u integruar në BE”.

Ndërkaq, të pyetur nëse sjellja e tillë e Serbisë do të ketë pasoja për pagesat nga ana e BE-së nga plani i rritjes ekonomike për Ballkanin, nga Komisioni Evropian kanë qenë më pak të qartë.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerim, Ana Pisonero, tha se përparimi në përshtatjen e vendeve të rajonit me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe masat restriktive, duhet të jetë qëllim i agjendave të reformave të këtyre vendeve që janë kusht për pagesat nga plani i rritjes.

“Komisioni po i analizon agjendat e reformave që i kanë dërguar vendet e rajonit. Para pagesave do të konsultohemi edhe me vendet anëtare. Janë disa kushte, të përgjithshme, specifike dhe kushtet për pagesa. Në agjendën e reformave duhet të përfshihen edhe hapat se si do të përparojnë edhe në përshtatjen me politikën e jashtme“, tha ajo.

Gjatë takimit me presidentin e Rusisë, zëvendëskryeministri i Serbisë, Vulin, tha se Serbia asnjëherë nuk do t’i mbështesë masat e BE-së kundër Rusisë.

Pas

Kampet e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin, Meloni porosi të vetëve: Kujdes, sytë e botës janë mbi ne

Para

Kuleba dha sot dorëheqjen, Zelensky ka gati zëvendësuesin, propozon ministrin e ri

Para
Kuleba dha sot dorëheqjen, Zelensky ka gati zëvendësuesin, propozon ministrin e ri

Kuleba dha sot dorëheqjen, Zelensky ka gati zëvendësuesin, propozon ministrin e ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet, voton Manastirliu: Një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë

Rama voton me bashkëshorten në Surrel: Sot është fjala e popullit! Do të jemi vendi tjetër i BE

Kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda votojnë në Surrel

Përfundon me sukses votimi në burgun e grave në Pojske të Pogradecit

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja në zgjedhje

E paprecedentë! Votuese në Tiranë, kandidatja e PD futet në qendrën e votimit në Fier dhe u bën presion komisionerëve

Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier, gjenden vetëm 47

“Do të kemi një ditë të dytë vere!”/ Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet!

Zgjedhjet parlamentare, voton ministri Gonxhja

Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.