16:01 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘BE-ja të disiplinojnë Serbinë’, Pacolli: Kosova kërcëhohet çdo ditë për pavarësinë e saj

16:48 | 05/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘BE-ja të disiplinojnë Serbinë’, Pacolli: Kosova kërcëhohet çdo ditë për pavarësinë e saj

Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër i Kosovës dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm ka dënuar gjithë provokimet që Serbia i ka bërë Kosovës gjatë Samitit Digjital.

Në një konferencë për mediat Pacolli është shprehur se janë bërë provokime të hapura dhe organizative ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj.

“Gjatë këtij sesioni, organizatorët ndalojnë mikrofonat dhe i kalojnë fjalën dikujt në publik. Aty koncentrohen të gjitha kamerat dhe në monitorët prapa panelistëve fillon të dalë teksti, të cilin po e lexonte ajo grua (nga publiku). Kanë qenë tekste destruktive, shoviniste, ne nuk mund t’i pranojmë ato kurrsesi. Kanë qenë tekste kundër Republikës së Kosovës, kundër pavarësisë së Kosovës, kundër njerëzve të Kosovës. Një gjë e tillë është e papranueshme dhe ne e dënojmë fuqishëm”, tha Pacolli, duke shtuar se situatë identike ka ndodhur edhe në një panel tjetër, në kohën kur Qendra Inovative e Kosovës po paraqiste programin e saj.

Zëvendësministri Pacolli i bëri thirrje Bashkimit Evropian “të disiplinojë Serbinë”, pasi këtë samit e organizon BE.

Ndërkohë që ka vijuar më tej, ai i ka kërkuar ‘ndihmë’ Bashkimit Europian duke e kthyer Serbinë në drejtimin e duhur dhe ta mbaj atë të disiplinuar.

“Ftojmë Bashkimin Evropian që ta disiplinojë Serbinë në të ardhmen, përndryshe Kosova nuk mund të jetë prezente në konferenca të këtij lloji. Prandaj, e ftojmë edhe një herë BE-në që të sqarojë pozicionin e saj ndaj këtyre agresioneve, të cilat i ndodhin Kosovës pothuajse çdo ditë”, tha Pacolli.

Në këtë samit, i icili po zhvillohet në Beograd, po merrë pjesë një delegacion i Kosovës, i kryesuar nga ministri për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili të enjten ka nënshkruar gjithashtu dhe një marrëveshje për heqjen e roaming në disa vende të Ballkanit.

Etiketa: Behgjet Pacollipacoli thirrje BESamitit Digjitalzëvendëskryeministër i Kosovës
Pas

Vrasja e dy vëllezërve, dyshime se policia ka bashkëpunuar me bandat

Para

Ankimimi ndaj vendimit të KPK-së, KPA jep vendimin për Elsion Sadikun

Para
Ankimimi ndaj vendimit të KPK-së, KPA jep vendimin për Elsion Sadikun

Ankimimi ndaj vendimit të KPK-së, KPA jep vendimin për Elsion Sadikun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Hoxha pret Ambasadorin e Spanjës, propozime konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Burgu i Spaçit restaurohet për xhirimin e një filmi, aktivistët kundër punimeve: Po shkatërrohen vlerat e memories. Të ndalen menjëherë!

La SHBA-të dhe iu bashkua IS-it, shqiptari nga Kosova dënohet me 10 vite burg

Dyshon se numëruesit e PD e vodhën, Meta vetëm 113 vota në Bashkinë Kavajë, mbi 2800 mori kushëriri i Elvis Rroshit! Kreu i PL 90% më pak se LSI në 2021

Trump do bashkëpunojë me Japoninë për “Kupolën e artë”

14-vjeçarja vdes nga paniku! Tërmet i fuqishëm në Turqi, tronditen edhe ishujt grekë

Humbja e Rafal Trzaskowskit në zgjedhjet presidenciale, Tusk kërkon votëbesim në Parlamentin polak më 11 qershor

Shkatërruan flotën bërthamore të Putinit, kush është çifti ukrainas pas sulmit

Mbi 10 persona u plagosën pasi një lis 50-vjeçar u rrëzua në Venecia

Maturanti 74-vjeçar në Kamëz! Historia e Skënderit që u ul sot në bankat e provimeve me “bashkëmoshatarët”: Nxënësit menduan se isha profesor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.