16:02 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BE-ja thotë se Serbia ka shkelur qartazi obligimet nga dialogu me Kosovën

13:21 | 30/10/2024
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE-ja thotë se Serbia ka shkelur qartazi obligimet nga dialogu me Kosovën

Bashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar një projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”. Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi projektligjin për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës. Të mërkurën, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, tha se duke bërë kështu, Serbia ka vepruar në kundërshtim me zotimet e saj në dialogun me Kosovën nën ndërmjetësimin e bllokut.

“Projektligjet e Qeverisë së Serbisë, në mënyrën si janë publikuar paraqesin shkelje të qarta nga ana e Serbisë të obligimeve nga dialogu dhe janë në kundërshtim me ripërkushtimin e shprehur rishtazi për dialogun”, tha Massralli. BE-ja ia rikujton Serbisë se është e detyruar t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e nga dialogu me Kosovën, të cilin është duke e zhvilluar nën ndërmjetësimin e bllokut prej vitit 2011, si pjesë e synimeve të saj për integrim evropian.

Ajo i bëri thirrje Serbisë ta rishqyrtojë këtë projektligj, i cili kërkon themelimin e një prokurorie speciale dhe një trupi gjykues special “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e akuzoi të martën Serbinë për shkeljen e marrëveshjeve dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës me këto projektligje.

Bislimi, i cili është dhe kryenegociator në dialog, tha se Serbia “bën bën çdo përpjekje për ta bllokuar” normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. Projektligjit thotë se juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë Prokuroria Publike e Apelit dhe Gjykata e Apelit në Beograd, sipas Qeverisë serbe.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për gjyqësorin në vitin 2015 dhe më 2017 u pajtuan për zbatimin e tij dhe integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e drejtësisë në Kosovë. Por, qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022, të pakënaqur me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Këtë vit, Qeveria e Kosovës ndërmori disa hapa – si heqja e dinarit serb nga përdorimi dhe mbyllja e strukturave paralele serbe – në përpjekje për të shtrirë sa më shumë autoritetin e saj në veri. Kjo e shtyri Beogradin zyrtar të njoftojë në shtator se do të krijojë prokurorinë speciale për territorin e Kosovës, si një masë për mbrojtjen e “interesave jetike kombëtare të popullit serb” në Kosovë.

Një ditë më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte paraqitur një sërë masash për Kosovën, duke thënë se prokuroria speciale dhe dhomat gjyqësore të veçanta do të “ndjekin të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullsisë serbe” në Kosovë. Ai tha sokohe se kjo masë nuk do të zgjaste “përjetësisht,” por vetëm deri në vendosjen dhe respektimin e normave të dakorduara dhe të nënshkruara në Bruksel, duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit./REL

Etiketa: kosove
Pas

Kolonët izraelitë presin qindra pemë shekullore të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Para

Komiteti për MSA-në/ Opozita voton kundër rezolutës, Bardhi: Nuk jemi kundër procesit të integrimit, por maxhoranca refuzon çdo propozim tonin

Para
Komiteti për MSA-në/ Opozita voton kundër rezolutës, Bardhi: Nuk jemi kundër procesit të integrimit, por maxhoranca refuzon çdo propozim tonin

Komiteti për MSA-në/ Opozita voton kundër rezolutës, Bardhi: Nuk jemi kundër procesit të integrimit, por maxhoranca refuzon çdo propozim tonin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan do të marrë pjesë në samitin e shteteve turke në Hungari, në fokus bashkëpunimi në sektorët ekonomikë dhe kulturës

Pasi dështoi me rezultatin e PL-së në zgjedhje, Blushi akuza kryesocialistit: Mesazhi i Ramës, shenjë autoritarizmi! Ne do mbrojmë votën e lirë

Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

Dyshohet për përdhosje të Kuranit, ngrihet aktakuzë kundër një burri në Prizren

KPA Shkarkon nga Detyra Gjyqtaren Ardiana Bera,Vendimi është Përfundimtar

“Nuk marrim leje nga askush”- Khamenei sinjalizon dështimin e negociatave me SHBA-të

Trumpi ndan detaje nga biseda me Putin: Më tha se gruan time Melania, e pëlqejnë shumë rusët

Kina Veriore dhe Qendrore goditet nga nxehtësia ekstreme

Samiti i BE në Tiranë! Eksperti: Shqipëria vlerësohet si faktor stabiliteti në rajon. Integrimi në BE, jo rrugë e lehtë

48 njerëz u vranë nga sulmet izraelite brenda gjysmë ore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.