09:47 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BE merr vendimin ekstrem: anulon 28 milionë euro për Durrësin

15:43 | 23/11/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE merr vendimin ekstrem: anulon 28 milionë euro për Durrësin

Projekti i nxitur nga kompani offshore dhe i mbështetur nga qeveria shqiptare për ndërtimin e marinës së jahteve dhe një blloku apartamentesh e hotelesh në vendin ku aktualisht ushtron aktivitetin porti më i madh tregtar i vendit e ka çuar Bashkimin Europian drejt një vendimi ekstrem në lidhje me financimet e tij në Shqipëri, duke nisur nga porti tregtar.

Kështu, BE ka anuluar një grant prej 28 milionë euro që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit. Këtë e bën të ditur vetë zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, e cila shpreh hapur rezervat për modifikimin e projektit dhe mungesën e transparencës nga qeveria shqiptare.

Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të WBIF për investimin për projektin e mëparshëm të portit. BE-ja ka ndjekur diskutimet në Parlament rreth projektligjit për rizhvillimin e portit të Durrësit dhe është në pritje të sqarimeve nga qeveria.

Sipas përshkrimit në vetë uebsajtin zyrtar të autoritetit portual të Durrësit, investimi i financuar nga BE do të mundësonte rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar me qëllim ankorimin e anijeve me tonazh të madh si dhe do të rriste qëndrueshmërinë e kalatave për tonazhet e larta. Partnerë dhe donatorë të këtij projekti që në total kapte shifrën e 62 milionë eurove ishin qeveritë e disa vendeve europiane përfshi, Gjermaninë, Francën, Italinë si dhe disa organizma të tjerë. Anulimi i grantit nga BE duket se do të çojë edhe në tërheqjen nga ky investim i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 25 milionë euro. Përtej kësaj, Zyra e BE në Tiranë thotë se projekti i marinës së jahteve është duke kaluar në supervizimin e BE-së pasi mund të bjerë ndesh me Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit.

Sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare. Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve.

Vetëm dy ditë më parë, kreu i Autoritetit Portual në Durrës, Pirro Vëngu, tha gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se qeveria së shpejti do të hapë tenderin për portin e ri tregtar që do të zhvendoset në Porto Romano. Vetë ekipi negociator pranoi se nga darka e Nusretit ku ishte i pranishëm dhe biznesmeni i njohur Samir Mane deri në arritjen e marrëveshjes për marinën e jahteve, investitori këmbënguli që porti tregtar të çmontohej menjëherë, por kjo u refuzua nga qeveria.Marrë nga MCN

Pas

Rusia e “etur” për gjak e viktima, kryen të tjera sulme ajrore mbi kryeqytetin ukrainas

Para

U vra një foshnje në maternitet, BE shpall Rusinë “shtetin sponsor të terrorizmit”

Para
U vra një foshnje në maternitet, BE shpall Rusinë “shtetin sponsor të terrorizmit”

U vra një foshnje në maternitet, BE shpall Rusinë “shtetin sponsor të terrorizmit”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar

Përmbytje katastrofike në Teksas, konfirmohen 24 viktima, zhduken edhe 24 vajza nga një kamp veror

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira”

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.