Bashkimi Europian do te investoje 40 milione euro ne kater bashki te vendit dhe konkretisht ne Korce, Berat, Shkoder e Fier. Keto fonde jane te destinuara per zhvillimin e turizmit me fokus te vecante ne mbrojtjen dhe promovimin e aseteve te trashegimise kulturore.
Per te prezantuar projektin ambasadorja e Delegacionit te Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka qene ne Korce ne nje takim me bizneset e administratoret e njesive te qeverisjes vendore. Ne takim ka marre pjese edhe zv/kryeministri Niko Peleshi i cili e vleresoi se tepermi iniciativen e Bashkimit Europian duke u shprehur se do te kete mbeshtetjen e plote te qeverise shqiptare.
Ndersa ambasadorja Vlahutin ne fjalen e saj u shpreh:
“Ne kemi gjithesej 40 milione euro per kater rajone ne vend te cilat do te jene te disponueshme qe nga fillimi i vitit 2018. Do te jene kater projekte pilot qe do te zhvillohen ne bashkite Korce, Berat, Shkoder e Fier, me qellimin per te mbeshtetur zhvillimin e turizmit. Ka pasur tre arsye perse ne i kemi zgjedhur keto zona ne Shqiperi dhe perse po e bejme kete projekt. Se pari pasi duhet rritur ndergjegjesimi pasi ne nivel vendor ka nevoje per asistence te metejshme, se dyti se sektori i turizmit ka mundesi te jape te ardhura te shpejta, ne rast se investohet ne te dhe se treti pasi ne deshirojme te shohim nje vemendje me te madhe ne ceshtjet qe kane te bejne me ruajtjen e trashegimise kulturore te vendit. Ne fakt ndihma qe ne deshirojme te japim eshte qe sektori i turizmit ne rajonin tuaj te jete nje sektor qe ofron sherbime dhe elemente te ndryshem gjate gjithe vitit dhe jo nje sektor qe mbeshtetet vetem ne sezone te caktuara te vitit. Ajo qe ne po perpiqemi te zhvillojme eshte nje lloj ambicje qe te krijohet nje lloj pakete ne menyre qe turistet te kene mundesi te qendrojne te pakten per nje jave ne rajonin tuaj.”, është shprehur Vlahutin.
Ne vijim te takimit eshte diskutuar me bizneset e pranishem ne lidhje me sfidat, veshtiresite dhe problematikat qe ata hasin per te bere te mundur zhvillimin e metejshem te turizmit dhe krijimin e nje pakete te qendrueshme turistike.
(XH.A/SHUPLAKA)