02:01 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BE nis programin e mbështetjes prej 7.2 milionë euro për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë, Gonzato: Do bëjmë çmos për të ndihmuar vendin

14:08 | 14/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE nis programin e mbështetjes prej 7.2 milionë euro për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë, Gonzato: Do bëjmë çmos për të ndihmuar vendin

Bashkimi Evropian në Shqipëri, ka nisur zyrtarisht Projektin e Mbështetjes së Integrimit në BE (EUIS), një nismë prej 7.2 milionë euro e krijuar për të ndihmuar qeverinë shqiptare në avancimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Siç njofton delegacioni i BE në Tiranë, kjo mbështetje përputhet me objektivin e Shqipërisë, të përshkruar në Planin e saj Kombëtar për Integrimin Evropian, për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027.

Projekti do të ofrojë asistencë të synuar për strukturat negociuese dhe të gjitha institucionet publike të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE.

“Nëpërmjet ekspertizës së ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, BE do të mbështesë Shqipërinë në koordinimin e procesit të negociatave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së në të 35 kapitujt e negociatave”, thuhet në deklaratë.

Me këtë rast, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato rikonfirmoi angazhimin e fortë të BE-së për integrimin e Shqipërisë.

 “Perspektiva e BE-së për Shqipërinë nuk ka qenë kurrë më reale. Pas hapjes së dy grupeve të negociatave me BE-në vitin e kaluar, dhe duke qenë se vendi synon të hapë të gjitha grupet deri në fund të këtij viti, puna për reformat duhet të përshpejtohet ndjeshëm. BE-ja është e gatshme të mbështesë planet ambicioze të Shqipërisë, duke përfshirë edhe këtë projekt të dedikuar. Së bashku me shtetet tona anëtare të BE-së, ne do të bëjmë çmos për të ndihmuar Shqipërinë jo vetëm në finalizimin e procesit të anëtarësimit, por edhe në përgatitjen për përgjegjësitë dhe përfitimet e anëtarësimit në BE”, tha ai, sipas zyrsës së shtypit të delegaciont të BE.

Një fokus kyç do të jetë gjithashtu në rritjen e ndërgjegjësimit për Planin e Rritjes, i cili mund t’i sjellë Shqipërisë gati 1 miliard euro në grante dhe investime në infrastrukturë.

Etiketa: beGonzato
Pas

E etiketon Berishën si “bufi i kënetës”, Rama publikon videon: Konsiderohet një specie shumë armiqësore, trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helme

Para

Abuzimi me tenderat në Bashki, GJKKO kalon për gjykim dosjen “5D”

Para
Abuzimi me tenderat në Bashki, GJKKO kalon për gjykim dosjen “5D”

Abuzimi me tenderat në Bashki, GJKKO kalon për gjykim dosjen “5D”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.