11:06 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“BE nuk i dha Ramës asnjë lekë sepse…”, Pano Soko për krizën politike: Na duhet një Republikë e re

11:14 | 09/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“BE nuk i dha Ramës asnjë lekë sepse…”, Pano Soko për krizën politike: Na duhet një Republikë e re

Aktivisti Pano Soko deklaroi gjatë një interviste në studion e lajmeve të Fax News me gazetaren Armela Ferko se presioni ndaj situatës politike në vend do të vijë nga populli duke shtuar se nuk duhet të pritet që ndryshimi të vijë nga kryetarët e partive.

Soko tha se, kjo vjen nga njerëz që nuk kanë interesa politike por që kanë nevoja jetësore, duke argumentuar se shërben si mënyrë presioni ndaj klasës politike dhe që do të nis shumë shpejt.

“Jemi në kushtet kur kemi një sistem që ka dalë larkuriq. Populli e ka kuptuar. Na duhet një republikë e re në sensin e ligjeve, normave, institucioneve dhe ruajtjes së tyre. Nëse do të kishim marrëveshje të ditës së fundit në interes vetëm të zgjidhjes së konfliktve personale do të ishte një thikë për popullin. Nuk do të marrim demokracinë që meritojmë, çdo gjë do të jetë përsëri në rrezik dhe e cunguar pasi kjo do të zgjaste vetëm për dy vjet”.

Soko tha se zgjedhjet e 30 Qershorit treguan se populli nuk e mbështet më Edi Ramën. Ai e di sipas tij, në vetvete dhe populli e din. “Këto të tjerat janë lojëra politike për të ruajtur radhët. Ai mund të bëjë e të thotë çfarë të dojë, KQZ mund të dalë me njëbrezultat të 3 dhe të katërt, nuk është më çudi. Rama e ka kuptuar se refuzimi që i është bërë masivisht në këto votime njerëzit kërkojnë rregulla të reja loje. Nëse Basha vazhdon të mendojë se 85% është në mbështetje për opozitën e ka gabim. Ky ishte bashkimi i njerëzve që kërkojnë demokraci të vërtetë. Nuk kërkojnë të dinë kush do të iki dhe kush do të vijë, por si do të jetë ai që do të vijë dhe çfarë do të bëjë për demokracinë”.

Soko tha se shqiptarët janë shumë ekzigjen në vetvete dhe kërkojnë që vendi të bëhet i jetueshëm për të gjithë duke shtuar se 5-6 veta nga ekonomia dhe 5-6 nga politika e kanë kapur vendin.

“E kanë kuptuar njerëzit, nuk e duan këtë gjë. Këta janë 85%. Shqiptarët duan një vend të tyre që të japi të gjitha kushtet për një jetë dinjitoze. Në ’91-in kemi qenë vendi i parë që aderuam në aleancat përtej Atlantike, ndërkohë që sot jemi pas të gjitha vendeve në rajon, përfshirë edhe Kosovën. Çfarë bënë këta 30 vjet? E shfrytëzuan këtë vend deri në palcë”

Aktivisti tha se mënyra se si qytetarët do të reagojnë është ndryshe nga ajo që ka qenë në kohët e mëparshme që kapnin armët, por sipas tij, revolucioni sot bëhet përmes aeroporteve pasi njerëzit ikin.

“Politikanët kanë pasur parimin se vijnë, qëndrojnë për disa vite, marrin çfarë duan dhe ikin. Ndërsa qytetarët e kanë kuptuar, ideja është se duhet një masë intelektuale që e kanë kuptuar këtë situatë dhe t’jua shpjegojnë njerëzve dhe të ofrojmë një sistem i cili e ndalon këtë gjë. Në momentin që krijojmë sistemin që e ndalon këtë gjë, nuk ka diktator që e ndalon”.

Lidhur me atë çfarë ndodhi në Samitin e Poznanit, Soko tha se një kryeministër mund të dështojë, por që kërkon ndjesë dhe pranon dështimin e tij.

“Ne nevojat i kemi, kryeministri vjen dhe reagon si prepotent. Nxjerr foto që s’më duhen asgjë me Merkelin e të tjerë dhe nuk jep asnjë arsye pse nuk mori asnjë lekë nga ky samit. Në paratë që jep BE nuk mund të fus asnjë dorën, dhe në këtë kontekst, ai nuk ka asnjë interes personal. Ne nuk kemi marrë asnjë projekt konkret përfitues për qytetarët shqiptarë. Ndërkohë që vendet e tjera në rajon kanë ndërtuar rrugë dhe hekurudha me këto lekë. Ne nuk marrim asgjë sepse nuk ka interes nga ana e qeverisë pavarësisht se kemi shumë projekte dhe që do të ishin me përfitime të mëdha për t’u ndërtuar. Nuk i çojmë këto projekte sepse bëhet për një neglizhencë të ngushtë për interesa personale sepse askush nuk përfiton asnjë lekë”.

Si e lexoni mbështetje që duke se ka kryeministri Ram nga BE dhe SHBA për Ramën?

“Nuk ka asnjë mbështetje. Kush e lexon kështu e ka gabim. Ata nuk mbështesin kryeministrin Rama, por ata refuzojnë çdo zgjidhje që vjen nga jashtë sistemit. Nëse do të ishim në sitatën që opozita nuk do të kishte zgjedhur bojkotin dhe djegien e mandateve, do të kishte më shumë shanse dhe mbështetje më të fuqishme. Ndërkombëtaret e shohin situatën dhe kanë qëndrimin se problemet që i hapim vetë duhet t’i zgjidhim vetë, sepse jemi vend sovran”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2319917481591108/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: kriza politikepano sokosamiti i poznanitZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
Pas

Tentuan të fluturonin nga Rinasi me pasaporta false, arrestohen dy shtetas turq

Para

Hajdarmataj kalon në filterin për SPAK, pyetje për dosjet e nxehta. Euralius dhe Opdate e ngacmojnë për…

Para
Gazetari: Hajdarmataj u shkarkua me ndërhyrjen e ambasadës amerikane

Hajdarmataj kalon në filterin për SPAK, pyetje për dosjet e nxehta. Euralius dhe Opdate e ngacmojnë për…

Discussion about this post

 



Të Fundit

​Eksperti i drejtësisë tranzicionale: Specialja u krijua për interesat e Serbisë

Plagosja e 15-vjeçarit te “Ali Demi”/ Shpallet në kërkim autori dhe pronari i picerisë “Fantazia”, arrestohen 3 punonjësit. Ja akuzat

Autori e priti për 1 orë, çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë nga vrasja në Lezhë

Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite pasi iu dhurua porti i Durrësit. Kanë edhe një bos në hije

Plagosja e 15-vjeçarit në “Ali Dem”, identifikohet autori! Nën hetim punonjësit e picerisë që fshehën ngjarjen

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha publikon skandalin: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

I dënuar në Angli për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, i sekuestrohen pasuritë në Shqipëri

U paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë, Berisha zbulon mesazhin që la për Altin Dumanin

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Kush janë dy të rinjtë që ndërruan jetë pas përplasjes me motor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.