10:00 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BE përpiqet të mbyllë Rrugën e Mesdheut për emigrantët

08:19 | 06/07/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE përpiqet të mbyllë Rrugën e Mesdheut për emigrantët

Gjermania, Austria dhe Italia thanë të enjten se do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme për të diskutuar se si ta mbyllin rrugën e Mesdheut që ndjekin dhjetëra mijëra emigrantë nga Afrika për në Europë.

Italia e quajti situatën urgjente dhe të rrezikshme.

Nisma erdhi pasi kancelarja gjermane Angela Merkel ra dakord për ngritjen e qendrave të tranzitit për emigrantët përgjatë kufirit të Gjermanisë. Përmes këtyre qendrave, emigrantët të cilëve u refuzohet azili mund të kthehen mbrapsht. Vendimi i Kancelares uli tensionet që kërcënonin rënien e koalicionit të saj qeverisës.

Por qendrat, të destinuara për të frenuar dhe rregulluar emigracionin nga Afrika dhe Lindja e Mesme, do të varen nga bashkëpunimi i vendeve të tjera të Bashkimit Europian, të cilat nuk duan që emigrantët të grumbullohen në territorin e tyre.

Kriza e emigracionit arriti kulmin me një fluks prej më shumë se një milion njerëz në vitin 2015 dhe, ndërsa shifrat vjetore që prej asaj kohe kanë rënë, anëtarët e BE-së nuk janë marrë dot vesh se si ta ndajnë barrën ndërkohë që mbështetja për partitë euroskeptike dhe anti-emigrantëve është rritur.

Sipas planit të Gjermanisë për qendrat e migrantëve përgjatë kufirit të saj me Austrinë, emigrantët që kërkojnë hyrjen në Gjermani, por që janë të regjistruar në vende të tjera të BE-së, do të kthehen mbrapsht në atë vend.

Kjo i ka bërë austriakët të shqetësohen se forcimi i kontrolleve nga Gjermania do të sjellë rritjen e numrit të emigrantëve në territorin e tyre – një anatemë për koalicionin qeverisës të konservatorëve të së djathtës ekstreme dhe anti-imigrantëve të udhëhequr nga Kancelari Sebastian Kurz.

Duke komentuar pas bisedimeve me zotin Kurz të enjten në Vjenë, Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer tha se plani i Berlinit nuk do ta rëndonte Austrinë me njerëz të regjistruar diku tjetër.

“NJË PROBLEM PËR TË GJITHË”

Zoti Kurz tha se Gjermania dhe Austria do të punojnë me Italinë, pikën hyrëse në BE-së për shumicën e emigrantëve, për të frenuar fluksin nga Afrika.

Në Romë, Ministri i Jashtëm italian i ekstremit të djathtë Matteo Salvini tha se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me Gjermaninë javën e ardhshme përpara një takimi të ministrave të brendshëm të BE-së në Insbruk të Austrisë.

“Para se të pranojmë qoftë edhe një azilkërkues nga një vend tjetër evropian, ne duam të shohim një angazhim të saktë; ata duhet të na japin kalendarin, kostot, mjetet, njerëzit dhe burimet pra sesi BE-ja planifikon të na ndihmojë të mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm”, u tha ai gazetarëve pas takimit me zëvendëskryeministrin e Libisë, nga ku shumica e emigrantëve hipin në anijet e kontrabandistëve drejt Evropës.

“Nëse nuk i bllokojmë ardhjet nga jugu, ky është problem për të gjithë … Situata është e rrezikshme”, tha Salvini, duke shtuar se do të vizitojë vendet afrikane javët e ardhshme për të zgjeruar masat kundër emigracionit të paligjshëm.

Salvini nuk përmendi Austrinë.

Kufiri i Austrisë me Italinë përfshin Pikëkalimin e Brennit, një korridor jetik evropian për transportin veri-jug. Zoti Kurz ka shprehur më parë gatishmërinë austriake për të frenuar lëvizjet nëpër kufirin deri tani të hapur, gjë që e ka penguar arritjen e një ujdie me Italinë.

Nga ana e saj, Kancelarja Merkel po konsultohet me kolegët e BE-së, duke përfshirë Italinë dhe Greqinë, porti tjetër kryesor për emigrantët që hyjnë në BE, për çështjen e emigrantëve që janë regjistruar së pari atje para se të arrijnë në Gjermani.

“Nëse bisedimet me Greqinë dhe Italinë dështojnë, do të duhet të mendojmë përsëri për masat që do të marrim,” tha ministri i Brendshëm gjerman Seehofer.

PËRPLASEN MERKEL DHE ORBAN

Në Berlin, Zonja Merkel priti kryeministrin hungarez me prirje anti-emigrante Viktor Orban, kritiku më i ashpër i politikave të saj për dyert e hapura. Përplasja nuk vonoi.

Zonja Merkel tha se Evropa është moralisht e detyruar të mos “çangazhohet nga vuajtja” e emigrantëve dhe gjithashtu të ofrojë ndihmë për vendet e varfëra të Afrikës që kanë konflikt, sepse kjo do të shkurajonte popujt e tyre për t’u larguar.

Nga ana e tij, Orban, i cili u rizgjodh në muajin prill, tha se BE-ja mund të shfaqë më mirë humanizmin së pari duke mbyllur kufijtë, për të penguar emigrantët të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme detare.

“Duke duke bërë kështu, – tha ai, ne mbrojmë jo vetëm Hungarinë, por edhe Gjermaninë,” tha ai.

Në një samit në fund të muajit të kaluar, krerët e BE-së ranë dakord të ndajnë numrin e refugjatëve në baza vullnetare, të krijojnë “qendra të kontrolluara” për të përpunuar kërkesat e azilit dhe për të ndarë përgjegjësinë për migrantët e shpëtuar në det, një kërkesë qendrore kjo e Italisë.

Marrëveshja u kritikua për paqartësinë e saj. Aty nuk sqarohej se si do të shpërndahej barra në mënyrë të drejtë kur shtetet anëtare zgjidhnin të mos i ndihmonin vendet simotra.

Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia e përsëritën pa vonesë refuzimin e tyre për të pranuar emigrantë./VOA

Etiketa: beemigrante
Pas

Edi Rama dhe 75 shurdhë memecët e tij i dhanë vetes të drejtën të vjedhin me ligj

Para

Rikthehen reshjet në fundjavë, hidhini një sy parashikimeve para se të bëni plane për plazh

Para
PARASHIKIMI I MOTIT 17/03/2018

Rikthehen reshjet në fundjavë, hidhini një sy parashikimeve para se të bëni plane për plazh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/Tentuan të vrisnin me sopatë një 58-vjeçar pas një konflikti banal, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Nata e dytë e tmerrit! Forcat ruse godasin Kievin, vriten 3 persona

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në lokal, nisin hetimet

Merr flakë automjeti në aksin “Fier-Lushnjë”, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.