Pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kanë reaguar zyrtar të lartë të BE-së.
Komisari Johanes Hahn dhe Federika Mogerini kanë thënë se veprimi i presidentit është një hap i rëndësishëm në procesin e formimit të Qeverisë, shkruan INA.
“Ne përshëndesim vendimi e presidentit Ivanov për t’ia dhënë mandatin për formimin e Qeverisë Zoran Zaevit, si një hap i rëndësishëm në procesin e formimi të Qeverisë. Ne shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të vazhdoj të mbizotëroj me atë që vend përfundimisht të dal nga kriza politike. Ne presim formim të shpejtë të Qeverisë e cila do të jetë e angazhuar në implementimin e të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinos dhe Reformat Urgjente Prioritare.
U bëjmë thirrje të gjitha partive parlamentare të lënë me një anë përçarjet e tyre dhe të punojnë së bashku në agjendën e reformave, për të rikthyer vendin në rrugën e tij të integrimeve euro-atlantkike. Kjo është ajo që duan dhe meritojnë njerëzit. Ne jemi në gatishmëri të mbështesin Qeverinë e re në përpjekjet e saj për reforma”,- thuhet në reagimin e komisarit Johanes Hahn dhe përfaqësuese së lartë të BE-së për politik të jashtme dhe siguri Federika Mogerini.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post