Pas takimit Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, përmes një postimi në Twitter është shprehur se pret që në Shqipëri të zhvillohet dialogu ndërpartiak në mënyrë konstruktive.
Gjithashtu Calavera e shikon si primare zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it, duke këshilluar kështu progresin dhe zhvillimin.
Postimi i plotë:
“Ndërkohë që BE pret që dialogu ndërpartiak të rifillojë në mënyrë konstruktive. Është shumë e rëndësishme për qeverinë që të përparojë me shpejtësi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it nën kompetencën e saj të drejtpërdrejtë. EUinAlbania”