10:51 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

BE publikon raportin: Shqipëria s’ka kapacitet për të identifikuar dhe luftuar sëmundjet ngjitëse

17:49 | 10/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
BE publikon raportin: Shqipëria s’ka kapacitet për të identifikuar dhe luftuar sëmundjet ngjitëse

Ky janar për Shqipërinë deri më tani ka qenë një muaj ngricash e virozash që kanë prekur një pjesë të mirë të popullsisë.

Deri më tani nga gripi rezulton të jenë prekur rreth 19 mijë persona.

Simptomat e para të gripit u shfaqën që në fillim të muajit dhjetor të 2016-ës, por megjithatë autoritetet kanë filluar të marrin masa vetëm në fillim të muajit janar.

Bashkimi Europian ka bërë një Progres-Raport për Shqipërinë lidhur me këtë temë.

 Sipas këtij raporti, Shqipëria nuk ka kapacitete për të identifikuar dhe vepruar në mënyrë të efektshme ndaj rasteve kur ka një përhapje në masë të sëmundjeve ngjitëse.

Përveç kësaj, në raport thuhet që autoriteteve shqiptare u mungon një koordinim midis sistemit të raportimit të rasteve të sëmundjeve dhe sistemit të regjistrit kombëtar elektronik të shëndetësisë.

Faqja 82 e raportit shkruan mbi këtë:
“Mbi sëmundjet ngjitëse, në mars (2016) parlamenti miratoi një ligj për kontrollin e sëmundjeve infektive që synonte të bënte përafrimet përkatëse me ligjet e Bashkimit Evropian.

Të infektuarit me HIV/AIDS vazhdojnë të kenë vështirësi për të marrë shërbime shëndetësore. Një plan strategjie dhe veprimi për kontrollin e mushkonjave mbetet për t’u miratuar. Sistemet e raportimit për sëmundjet ngjitëse dhe laboratorët mikrobiologjikë nuk janë të integruar me sistemin e regjistrit kombëtar elektronik të shëndetësisë.

Kapaciteti i laboratorëve mikrobiologjikë ka nevojë të forcohet për të siguruar mbikëqyrje të efektshme të sëmundjeve, identifikimin e përhapjes së sëmundjeve të njohur dhe të panjohura në masë në një zonë të caktuar, si edhe hetimin dhe mbështetjen e veprimeve kundër rezistencës antibiotike”, thuhet në faqen 82, të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë të vitit 2016.

raporti

Pas

Kush është stadiumi i preferuar i Ronaldos ? (VIDEO)

Para

Berisha: Në Korçë invalidët akoma presin të festojnë Vitin e Ri, bashkia s’u jep pagesën mujore

Para
Ish- kryeministri Berisha jep ‘një lajm vërtet të hidhur’

Berisha: Në Korçë invalidët akoma presin të festojnë Vitin e Ri, bashkia s’u jep pagesën mujore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.