Delegacioni i BE në Tiranë ka dënuar sulmin me armë ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala.
Përmes një postimi në ‘Twitter’ delegacioni I BE-së fton autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen
Me anë të një postimi në “Tëitter”, delegacioni i BE dënon sulmin duke përsëritur mbështetjen për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri.
“Dënojmë sulmin kundër gazetarit investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjen tonë më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ne ftojmë autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”, deklaron BE. (B.H/Faxweb)