Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth ka deklaruar në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel”, se duhet ti qëndrohet fjalës që i është dhënë Shqipërisë në lidhje me angazhimet se saj në rrugën e anëtarësimit në BE.
“Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona. Afati i qartë ishte përcaktuar vitin e kaluar nga BE-ja”, tha ai duke theksuar se data më e përshtatshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me dy vendet ballkanike duhet të jetë qershori i këtij viti.
Duke pasur parasysh zhvillimet politike dhe zgjedhjet e ardhshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, “qershori do të ishte koha më e mirë për të vendosur mbi nisjen e negociatave të anëtarësimit. Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kërkon pak guxim, por edhe më shumë vision. BE-ja nuk ka për synim vetëm të garantojë interesat jetikë të sigurisë, por edhe besueshmërinë e saj”, tha Roth.
(F.GJ/FAXWEB.AL)