22:00 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BE vërejtje Ramës, Vuçiç dhe Zaev për “Mini Schengenin”: Duhet të përfshini të gjithë partnerët e rajonit

19:48 | 11/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëzimi i qeverisë “Mustafa”, BE: Liderët politikë të mos harrojnë sfidat

Me iniciativë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, është nisur një projekt i cili është emëruar si “Mini Schengeni Ballkanik”.

Dje në Ohër ndërkohë është zhvilluar takimi i dytë i tre liderëve, por në Maqedoni nuk ka qenë asnjë përfaqësues nga Republika e Kosovës, duke qenë se të gjithë krerët e shtetit e konsideronin si një nismë të gabuar, duke kritikuar kështu Edi Ramën se po tenton të krijojë një “Jugosllavie të vogël”.

Lidhur me këtë nismë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Bashkimi Evropian, kanë thënë se këto iniciativa për rritjen e bashkëpunimit rajonal janë të mirëseardhura, megjithatë japin vërejtje që duhet të jenë të përfshira të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe që nisma të tilla të jenë në përputhje me të gjitha rregullat e Bashkimit Evropian.

“Është e rëndësishme që nisma rajonale të përfshijnë të gjitha partnerët në Ballkanin Perëndimor, dhe të jenë në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, duke u bazuar gjithmonë në angazhimet e marra më herët”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic.

Tutje Kocijancic ka thënë se bashkëpunimi regjional është një element esencial për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në fund zëdhënësja e BE’së thotë se mirëpresin faktin se në përfundimet e Samitit të mbajtur në Ohër, thuhet se masat që do të dalin nga kjo nismë rajonale nuk do të zëvendësojnë asnjë  dhe do të respektojnë të gjitha angazhimet e marra nga marrëveshjet ekzistuese siç është marrëveshja e CEFTA-s e Traktatin E komunitetit të Transportit.

Një nisme të tillë ndërkohë e ka përkrahur edhe SHBA’ja. Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se SHBA’ja e përkrahe një nismë të tillë duke e quajtur si premtuese, ndërkohë ka thënë se në të ka vend edhe për Republikën e Kosovës, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.

Pas

“Lutem kush ka mundësi të ndalojë gjakderdhjen”, apeli i fortë i banorëve të Astirit: Mos na bëni kriminel

Para

Përfundon mbledhja e opozitës për reformën zgjedhore, Bylykbashi tregon çfarë u diskutua

Para
Përfundon mbledhja e opozitës për reformën zgjedhore, Bylykbashi tregon çfarë u diskutua

Përfundon mbledhja e opozitës për reformën zgjedhore, Bylykbashi tregon çfarë u diskutua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s’duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

Erdogan: Me KFOR-in turk në veri të Kosovës, shpresoj për paqe dhe qetësi

Telefonata Macron-Netanyahu: Armëpushimi dhe negociatat bërthamore në fokus

Helikopter rrëzohet pranë Detroitit, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime serioze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.