Vëzhguesit e Bashkimit Evropian thanë të martën se zgjedhjet e së dielës në Kosovë ishin konkurruese dhe paqësore në pjesën më të madhe të Kosovës.
Ata thanë se i tillë nuk ishte edhe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku sipas tyre procesi u dëmtua nga frikësimi dhe rastet e dhunës ndaj kandidatëve dhe votuesve brenda komunitetit serb.
Mbi 29 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë ndoqën votimet e së dielës në Kosovë, shkruan VOA.
Teksa janë numëruar 99,88% të votave, PDK-AAK-NISMA kanë dalë koalicioni fitues por Vetëvendosje shihet si forca që do të formojë qeverinë. (M.D/Shuplaka)