Këngëtarja Beatrix Ramosaj sot festoon ditëlindjen e saj të 23-të dhe sigurisht nuk kishte si të mos mungonin urimet për të.
Mirëpo modelja Oriola Marashi në urimin e saj i ka zbuluar këngëtares një sekret të vogël. Ndërsa po e uronte për ditëlindjen, modelja e cila është pjesë e videoklipit “Mama” nga këngëtarët e huaj Jonas Blue dhe Ëilliam Singe, ka treguar se të dyja bashkë do të jenë pjesë e një videoklipi.
“Beatrix Ramosaj të kam dashur dhe unë gjithmonë do të dua! Gëzuar ditëlindjen vajzë, unë gjithmonë do të jem atje për ty! Të uroj që të arrisht gjithçka sepse ti vërtetë meriton diçka. Mikja ime më e mirë. Oh se harrova. Së shpejti!” shkruan Marashi krahas një fotoje të publikuar në instagram.
Në foto dy miket shfaqen me një veshje lëkurë të zezë dhe ngjajnë tepër seksi. (D.D/Shuplaka)