Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, është treguar shumë e rezervuar me jetën private që nga ndarja me të dashurin e saj.
Së fundmi ajo ka shokuar ndjekësit e saj me një postim në ‘Instastory’, ku duket dora e saj dhe një unazë me diamante. Bashkangjitur fotos, Beatrix ka shkruar se nuk ia ndjen shumë për dashurinë, dhe se në vend të saj preferon gurin e çmuar.
“Nuk më intereson dashuria, më dhuro diamantë” , ka shkruar këngëtarja.