Ndërkohë që ajo po merret me një axhendë të ngjeshur me angazhime, disa keqbërës kanë menduar që të thyejnë të gjitha llogaritë e Bebe Rexhës në rrjetet sociale.
Snapchat, Instagram, Twitter, Facebook dhe kanali në Youtube i këngëtares aktualisht janë në dorë të hackerave. Ajo, e mërzitur, ka hapur një profil të përkohshëm për t’i njoftuar të gjithë me anë të videoje se llogaritë e saj janë hackuar ku po postohen papushim kërkesa për folloë të profileve të ndryshme.
Ajo nuk është këngëtarja e parë që i vidhen llogaritë në rrjetet sociale, pasi hakimi është bërë një nga ‘’taktikat’’ më të njohura në botën e VIP-ave, të cilët edhe pse nuk e duan biejnë pre. (E.K/SHUPLAKA)