Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka uruar përmes llogarisë së saj në “snapchat” çiftin e ri presidencial Ilir Meta dhe Monika Kryemadhe.
Ajo ka publikuar një foto të çiftit të politikanëve, me mbishkrimin: Urime Ilir dhe Monika!
Bebe njihet për lidhjen e saj familjare me deputeten e LSI-së Kryemadhin dhe nuk kishte si të mungonin urimet nga ajo, në këtë ditë të veçantë për Metën, të cilin Kuvendi e zgjodhi me 87 vota pro dhe 2 kundër si Presidentin e shtatë të Republikës. Të vetmit që votuan kundër sot ishin Ben Blushi si edhe Mimoza Hafizi e LIBRA-s, ndërkohë që opozita nuk ishte e pranishme në votim. (D.D/Shuplaka)