05:01 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bebet vdesin për mungesë inkubatorësh”/ Reagon Spitalit Obsterik Gjinekologjik

14:11 | 19/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bebet vdesin për mungesë inkubatorësh”/ Reagon Spitalit Obsterik Gjinekologjik

Spitali Obsterik Gjinekologjik ka reaguar lidhur me shkrimin e publikuar nëpër media në të cilin thuhet se bebet vdesin për mungesë inkubatorësh.

Spitali sqaron se në të gjitha rastet, gjendja e bebeve ka qenë e papajtueshme me jetën.

“Materniteti “Koço Glozheni” ju bën me dije se në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre. Repartit të Reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj,” – shkruhet në deklaratë.

Sipas Spitalit Obsterik Gjinekologjik, “janë 19 inkubatorë funksionalë në Maternitetin Koço Gliozheni”. Rastet e humbjes së jetës së bebeve të porsalindur janë për shkaqe që lidhen me: Lindje premature, sëmundje të nënës, preclampsi ose sëmundje të membranave hialine; të PAPAJTUESHME me jetën. Ndaj e ftojmë sërish median, të mos cënojë punën e palodhur të stafit mjekësor me të pavërteta, apo lajme qëllimisht të deformuara, për shërbimin e neonatologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”,” – thuhet në deklaratë.

Reagim i Spitalit Obsterik Gjinekologjik: 

Lidhur me shkrimin e publikuar nga BIRN “Bebet vdesin për mungesë inkubatorësh” sqarojmë opinionin publik si vijon:
Ngjarja ka ndodhur në Muajin Dhjetor 2017-Janar 2018 dhe sikurse është sqaruar edhe në atë kohë nga vetë mjekët dhe zyrtarisht nga drejtoria e maternitetit “Koço Gliozheni”, nuk kanë ndodhur vdekje për shkak të mungesës së inkubatorëve. Në të gjitha rastet, gjendja e bebeve ka qenë e papajtueshme me jetën.
Materniteti “Koço Glozheni” ju bën me dije se në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre. Repartit të Reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj.

Por çdo mjek e di se, ashtu si në çdo maternitet, paraqiten raste të anomalive të papajtueshme me jetën. 8 rastet e trajtuara gjatë muajve të fundit kishin anomali të rënda si kardiopati kongenitale, hidrops fetal, transfusion feto-fetal, me peshë 800-850 gramë dhe me moshë barre nën 26 javë, për të cilët ekipi i kualifikuar i mjekëve tanë bënë përpjekjet maksimale për trajtimin e tyre, por janë anomali të rënda, të papajtueshme me jetën, që fatkeqësisht ndodhin në të gjitha strukturat shëndetësore edhe në rajon, Europë.
Ekipi i Maternitetit “Koço Glozheni” mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve me standarte të larta në kujdesin ndaj nënës e fëmijës dhe u lutet mediave që të japin ndihmesën e tyre të vyer, duke mos lejuar përhapjen e lajmeve të rreme apo qëllimisht të deformuara në rrjetet sociale.
Ndryshe nga sa thuhet në shkrimin e BIRN, janë 19 inkubatorë funksionalë në Maternitetin Koço Gliozheni”. Rastet e humbjes së jetës së bebeve të porsalindur, sikurse e kemi theksuar edhe në përgjigjen zyrtare për BIRN, të datës 22/11/2018, por që nuk është pasqyruar nga kjo media, janë për shkaqe që lidhen me: Lindje premature, sëmundje të nënës, preclampsi ose sëmundje të membranave hialine; të PAPAJTUESHME me jetën. Ndaj e ftojmë sërish median, të mos cënojë punën e palodhur të stafit mjekësor me të pavërteta, apo lajme qëllimisht të deformuara, për shërbimin e neonatologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”.
Në maternitetin “Koço Gliozheni” priten mbi 4 mijë lindje në vit në kushte optimale nga një personel mjekësor i kualifikuar; kryhen mbi 2500 intervente për patalogji obsetrikale dhe gjinekologjike të ndërlikuara me vdekshmëri amtare Zero! Vdekshmëria nenonatale, përfshirë edhe këtë aktuale ka pësuar rënie nga vitit në vit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Kjo është një shfaqje e ndyrë, shpresoj të mos pushkatohem për këtë që thash!”, deklarata e fortë e studentit

Para

E fundit/ Familja me 5 anëtarë kërcënon se do hidhet nga pallati

Para
E fundit/ Familja me 5 anëtarë kërcënon se do hidhet nga pallati

E fundit/ Familja me 5 anëtarë kërcënon se do hidhet nga pallati

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.