Prej Nëntorit të vitit të kaluar futbolli anglez është përfshirë nga skandali i abuzimeve seksuale me fëmijët në akademinë e klubeve, çështje kjo e diskutuar jo pak në media.
Rreth saj ka folur edhe ish-ylli i Manchester United, David Beckham, i cili në thelb pranon se ndoshta në ndonjë rast mund të jetë ndierë i poshtëruar, por kurrë i abuzuar.
“Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur dhe tashmë duhet bërë diçka. Por në kohën time nuk ka ndodhur kurrë asgjë e tillë te Manchester United”, tha ai.
Beckham tregon se është ndjerë i poshtëruar kur i duhej të merrte “një mësim” kur ishte pjesë e akademisë së United.
“I vetmi “abuzim” mund të ketë qenë rastet kur për të na dhënë një mësim, kur e kalonim kufirin, na detyronin të bënim kërcime qesharake përpara profesionistëve të tjerë, të cilët ishin heronjtë tanë asokohe. (A.H/Shuplaka)