David Beckham shfaqi dashurinë prindërore duke i dhënë vajzës së tij 12-vjeçare Harper një puthje në buzë ndërsa ajo aplikoi grimin për shfaqjen e Javës së Modës në Paris të Victoria Beckham.
Teksa dyshja babë-bijë përgatitej për të marrë pjesë në sfilatën e Victoria-s, ylli i famshëm i futbollit postoi një video në të cilën i jepte vajzës së tij një puthje në buzë.
Për vite me radhë, Beckhams kanë polarizuar fansat me mënyrën se si ata zgjedhin të shfaqin dashuri me fëmijët e tyre.
Në të kaluarën, David dhe Victoria e kanë gjetur veten të përfshirë në debate rreth prindërimit “të përshtatshëm” pasi të dy ndanë imazhe në Instagram të tyre duke puthur vajzën e tyre në një udhëtim familjar.