Kryeministri i vendit, Edi Rama u përfshi në debate të ashpra me kundërshtarët politikë gjatë fjalës që mbajti në Kuvend.
Me një gjuhë të ashpër, fyese dhe etiketuese, Rama hodhi një lumë sharjesh në drejtim të opozitës, ndërsa i konsideroi ata si “mallkimi më i madh që e ndjek Shqipërinë që nga shpallja e pavarësisë”
Teksa po diskutohej për marrëveshjen e Portit të ri të Durrësit, Rama nuk u përmbajt aspak, por “kryqëzoi” opozitën me fjalë tendencioze.
Më poshtë gjeni disa prej fjalëve, që Rama artikuloi sot në Kuvend:
Bedelë”
“Pusho”
“Gjel deti Peqini’
“Pa atdhe”
“Pa din e iman”
“Të pafe”
“Të shitur”
“Të pafytyrë”
“Po të kishit fytyrë”
“Si s’ju vjen turp”
“Ju kanë tërhequr prej hundësh”
“Je aksident”
“S’jeni asgjë tjetër, veçse një zgjatim, bisht i asaj krijesës non-grata”
“Bartësit e mallkimit që nga 1912”
“Jeni të mallkuar”
“Ju jeni ca të mbaruar”
“Nuk kuptoni pse jeni këtu”
“Mblidheshit si dele dhe blegërinit”
“Gojën e keni të shkëputur nga truri”
“Kastravecë do dilni nga kjo histori”
“Llazore”
“Mjerë Shqipëria për ty dhe ata si ti”
“Zbardhët dhembët”
“Bëni gërr-gërr”
“Ju kanë rrahur si këlyshë”
“Ju keni dalë duarsh prindërve”
“Jeni turpi i tyre çdo ditë që hapni gojën”
“S’lini dy gurë bashkë”
“Ju kanë futur një dru që s’e merrni veten më”
“S’dilni dot nga psikoza e bishtit”
“Gjykata, sportel për të rritur pazarin”
“Kryebedel
“Je si miza në të ndenjurat e kalit”
“Qëndroje nën të ndenjurat e kalit dhe bëjë rolin e shqiponjës”
“Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit”
“Foltore politike e katundit mizerabël”
“Katundarët më mizerabël mes nesh”
“S’keni flamur”
“S’keni histori”
“S’keni dinjitet”