Emri i saj është ndër më të përmendurit në media kohët e fundit.
Nga hiti i saj ‘New Rules’ e deri tek bashkëpunimi i fundit me Calvin Harris, Dua Lipa po cilësohet gjithmonë e më shumë si fenomeni më i ri në muzikë – fansat e adhurojnë, ndjekësit e këngëve të reja bëjnë që të renditet e para në klasifikimet botërore.
Natyrisht, mes gjithë karrierës së sukseshme në moshë fare të re, artistja mendon jo pak për gjithçka që e rrethon.
Dua Lipa ka patur një mesazh për suksesin e saj. Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shihet e shkruar një frazë: “Natyrisht që dua të jem e suksesshme, por nuk e kërkoj suksesin për vete. Dua të jem e suksesshme, në mënyrë që të mbledh sa më shumë qumësht dhe mjalt të jetë e mundur, në mënyrë që të ndihmoj edhe njerëzit rreth meje që të korrin sukses.”
Një mesazh të tillë vështirë se e shohim nga personazhet e famshëm, por duket se Lipa ka përcjellë edhe një herë natyrën e saj pozitive!
Discussion about this post