Trajneri i kombëtares, Kristian Panucci ka qenë i pranishëm në Costa Brava, një event që është zhvilluar në Catalunja, ku pjesmarrës ishin shumë legjenda të futbollit.
Mes shumë legjendave, Panucci binte në sy mes Gabriel Batisutës, Patrik Klaivert dhe Pep Guardiola.
Gjatë një prononcimi për mediat Kristian Panucci, ish-lojtari i Real Madridit, kur u pyet se çfarë do të bënte nëse Florentino Perez do e telefononte për të drejtuar Realin, Panuçi u përgjigj me shaka: “Do ishte ëndërr të drejtoja Realin, por të jemi me këmbë në tokë, kjo është një ëndërr.”
I pyetur për favoritë e tij për të fituar Kupën e Botës, ai është i qartë se “trofeu do të jetë midis Spanjës, Francës, Gjermanisë dhe Argjentinës.
(M.Q/Faxweb)