Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten, është shprehur se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dënohet me arrest shtëpie.
Kryemadhi u shpreh për emisionin ‘Opinion’, se kjo do jetë prova më e madhe që maxhoranca i ka shërbyer krimit të organizuar.
“Tashmë që Rama mbylli të gjitha deal-et e tij me prokurorinë dhe gjykatat, mendon që bërja për disa orë kurban e Sajmir Tahirit, gjë e cila mund të finalizohet me një arrest shtëpie, gjë që do jetë prova më e rëndë që implikon jo vetëm prokurorinë, por edhe gjykatat e shqiptare në implikimin e tyre dhe në angazhimin e tyre për ti shërbyer me devotshmëri krimit të organizuar.”
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post