Ish-ylli i Real Madrid, Roberto Carlos ka dhënë një intervistë së fundmi për median portugeze, “Canal 11”, ku foli me nostalgji për kohën kur ishte futbollisti i “Los Biancos”.
Legjenda e futbollit brazilian iu bashkua madrielenëve në vitin 1996 dhe luajti për 11 vite me fanellën e bardhën, ku shënoi 47 gola në 370 takime.
Asokohe pjesë e Real Madrid ishin dhe futbollistët e tjerë legjendarë, si Ronaldo, Figo, Raul, Zidane dhe Beckham.
Në intervistë ai tregoi se Reali kishte nevojë për trajnerë të aftë, pasi ishte tepër e vështirë për të menaxhuar një skuadër plot me kampionë, një koncept ky që nuk ishte i qartë teknikun Vanderlei Luxemburgo që drejtoi 13 herë kampionët e Europës në sezonin futbollistik 2005-2006.
Sipas Carlos, trajneri donte të bënte shumë ndryshime të bujshme në kampin madrilen, por aventura e tij nuk zgjati shumë.
Ish-mbrojtësi brazilian tregoi foli për marrëdhëniet e shkëlqyera me bashkëatdhetarin e tij, Luis Nazario de Lima (Ronaldo), për të cilin tha se ka pasur periudha që më shumë ka fjetur me të se sa me gruan e tij.
Ai rrëfeu:
”Nëpër darka kishim gjithmonë shumë birra dhe verë. Në tryezë gjithnjë ishin të paktën dy shishe. Ronaldo dhe unë i thamë Vanderlei: Profesor, këtu njerëzit kanë zakonet e tyre, ato do t’i vini re, por mos u përpiqni t’i ndryshoni. Mos e hiqni verën dhe birrat, përndryshe do të keni probleme. Dhe çfarë bëri ai? Të parat hoqi birrat e më pas verën.
Më pas dihet historia, drejtimi i tij zgjati vetëm tre muaj. E njëjta gjë ndodhi edhe me Camacho. Ai hyri në dhomën e zhveshjes gjithë seriozitet, me të kaluarën e vet historike te Reali. Me ton na tha: Nesër në mëngjes ju dua të gjithëve këtu, në orën 7. Ne stërviteshim në orën 10:30 deri atë ditë, biseduam me të, në përpjekje për ta ndryshuar orarin.
Dhe ai zgjati vetëm tri ditë. Nuk u sollën si Del Bosque. Ai ishte më shumë mik se trajner, na kuptoi në mënyrë të përsosur dhe nuk kishte nevojë për rregulla. Të hënën dhe të martën vendosi të stërviteshim në orën 5 pasdite, sepse e dinte që askush nuk do të paraqitej në 11 të paradites. Unë dhe Ronaldo, një çift i qëndrueshëm? Me “Fenomenin” jam takuar në vitin 1993. Dhe kam qenë gjithmonë në të njëjtën dhomë me të. Në periudha të ndryshme kam fjetur më shumë me Ronaldon se me gruan time.”
Discussion about this post