Sipas Telegraf, gjatë një interviste dhënë TV Pink, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se kundërshtarët e serbëve në proceset integruese dhe stabilizuese nuk janë shqiptarët.
“Nuk i kemi kundërshtarë shqiptarët e as bashkëbiseduesit për çështjen e Kosovës, por ata që e krijuan këtë shtet që na e grabitën atë territory.”– mësohet të jetë shprehur Vuçiç.
I pyetur nëse Serbinë po e presin momente të vështirë, ai është përgjigjur duke thënë se vazhdimisht para ballafaqohet me momente të vështira.
“Për një marrëveshje me Kosovën, po diskutojnë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian.
Ky vit nuk do të jetë i lehtë, do të ekzistojë dëshira që problemi me Kosovën të zgjidhet, por a mundemi ta bëjmë këtë?
Ne jemi në Serbi në anën tjetër janë autoritet në Prishtinë dhe amerikanët, për të cilët Haradinaj thotë se udhëheqin politikën e jashtme të Kosovës.”- ka thënë presidenti serb.
Discussion about this post