Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Oljan Kanushi.
Ndërkohë përmes një dekreti tjetër është bërë me dije se Oljan Kanushi do të jetë ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Slloveni. Ai do të zëvëndësojë në këtë detyrë Pëllumb Qazimin.
D E K R E T
PËR LIRIMIN E ZËVENDËSDREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zoti Oljan Kanushi lirohet nga detyra e Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
- Emërohet z.Oljan Kanushi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.