19:03 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Begaj: Kosova realitet i pakthyeshëm, integrim në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare

14:44 | 21/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Begaj: Kosova realitet i pakthyeshëm, integrim në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot një delegacion të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i tij, Alain Berset. Presidenti Begaj nënvizoi rolin dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë në 30 vjetët e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

Njëkohësisht, ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin që Shqipëria ka patur dhe ka me KiE në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Shqipëria, tha Presidenti i Republikës, “mbetet plotësisht e angazhuar për të vazhduar të bashkëpunojë dhe kontribuojë në kuadër të Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tjera të lidhura me të”.

Kreu i Shtetit nënvizoi se Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe, si e tillë, ajo duhet të jetë plotësisht e integruar në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës.

“Gjeografia është shumëçka. Kosova është gjeografikisht në Evropë. Populli i Kosovës meriton të jetë i integruar në organizatat evropiane. Ne duhet të ndërtojmë ura dhe jo mure, duhet t’i ndërtojmë ato sot në paqe. Kështu nuk do të lejojmë përsëritjen e historive jo shumë të largëta të konfliktit dhe dhunës ndëretnike që kanë ndodhur në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Presidenti i Republikës.

“Vetëm kështu siguria demokratike do të funksionojë më mirë dhe Evropa do të jetë më e sigurt”, nënvizoi Presidenti i Republikës. Një nga temat e bisedës midis Presidentit Begaj dhe Alian Berset ishte dhe takimi i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025.

Etiketa: kosova
Pas

Votimi nga jashtë, KQZ: 200 475 kërkesa për regjistrim, 156 158 të miratuara

Para

Skandali tek Onkologjiku, Rama: Ngjarjet e hidhura të së shkuarës, mësim që të mos përsëriten më!

Para
Skandali tek Onkologjiku, Rama: Ngjarjet e hidhura të së shkuarës, mësim që të mos përsëriten më!

Skandali tek Onkologjiku, Rama: Ngjarjet e hidhura të së shkuarës, mësim që të mos përsëriten më!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndeshja kundër Serbisë në Tiranë, trajneri Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti dalin para mediave: Ta kemi fokusin te vetja

Aksident rrugor në Bulqizë, gjendet gjallë pas tre ditësh i aksidentuari

Dibër/ Zhduket 35-vjeçari, babai denoncon në polici: Djali është larguar nga banesa

Shpërthen vullkani Fuego në Guatelamalë, mbi 700 njerëz evakuohen

Synonin të sulmonin Moskën, Rusia rrëzon tre dronë

LIVE – Shqipëri – Serbi/ Trajneri Stojkovic uron Bajramin para medieve në Tiranë: Kuqezinjtë kanë trajner dhe lojtarë shumë të mirë, na duhet kujdes

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban, nëse nuk çarmatoset Hezbollahu

EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë deri në vitin 2027

Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.