19:32 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Begaj, Osmani dhe krerë të komuniteteve fetare, homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

18:09 | 25/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Begaj, Osmani dhe krerë të komuniteteve fetare, homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj kreu sot homazhe pranë trupit të papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në një ceremoni ku marrin pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga e gjithë bota.

Gjatë homazheve për Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj shoqërohej nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, atij mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi, një dëshmi e vëllazërisë mes besimeve dhe tolerancës fetare, të cilën papa Françesku e ka çmuar edhe gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

“Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun.
Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen”, shkroi Presidenti Begaj.

Në ceremoninë e nderimit të papa Françeskut, krah Presidentit të Republikës ishin Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kardinali Ernest Simoni, kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi, kreu i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Gent Kruja, e të tjerë.

Papa Françesku, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare, do të varroset të shtunën, më 26 prill, në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.

Pas

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Para

“Dikur iu lutesha shkodranëve në gjunjë, aman mor na besoni 1 herë…”/ Rama: Në 2 vjet bëmë më shumë se të gjitha vitet e tjera së bashku, ata ndërtuan “Noc Rrokun”

Para
“Dikur iu lutesha shkodranëve në gjunjë, aman mor na besoni 1 herë…”/ Rama: Në 2 vjet bëmë më shumë se të gjitha vitet e tjera së bashku, ata ndërtuan “Noc Rrokun”

“Dikur iu lutesha shkodranëve në gjunjë, aman mor na besoni 1 herë…”/ Rama: Në 2 vjet bëmë më shumë se të gjitha vitet e tjera së bashku, ata ndërtuan “Noc Rrokun”

 



Të Fundit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

Publikohet raporti mbi të drejtat e njeriut në Turqi, Ankaraja hedh poshtë rekomandimet nga Greqia dhe Qiproja

“Çdo gjë që bëj, e financoj”, Trump vizitë të papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë për të inspektuar punimet për sallën e re të banketeve

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.