22:25 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Begaj pret në Presidencë kryeparlamentaren e Bullgarisë: Ndërtimi i përshpejtuar i Korridorit VIII, sfida jonë

17:41 | 09/06/2025
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Begaj pret në Presidencë kryeparlamentaren e Bullgarisë: Ndërtimi i përshpejtuar i Korridorit VIII, sfida jonë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj priti sot në një takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Nataliya Vasileva Kiselova.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se ato janë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme në dobi të ndërsjellë dhe në interes të rajonit dhe perspektivës së tij evropiane.

“Kjo marrëdhënie bazohet në miqësinë tradicionale, si edhe në lidhjet e thella historike, kulturore dhe ndërnjerëzore që bashkojnë dy kombet tona. Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht me Bullgarinë, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Duke vënë në dukje marrëdhëniet shumë të mira politike, Presidenti Begaj theksoi nevojën për t’i zgjeruar ato edhe në fushën e ekonomisë dhe të shkëmbimeve tregtare. “Në fillim të viteve ’90 kishim një nivel më të lartë të këtyre shkëmbimeve dhe synimi ynë është të rikthehemi në atë trend pozitiv,” vijoi ai.

 

Presidenti falënderoi Bullgarinë mike për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. “Avancimi i mëtejshëm i Shqipërisë do të përbënte një sinjal të fortë se procesi i zgjerimit është përparësi e Bashkimit Evropian.”

 

“Shqipëria synon të përmbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në vitin 2027 dhe ka si objektiv strategjik anëtarësimin deri në vitin 2030. Për realizimin e këtij objektivi, ne besojmë në mbështetjen e Bullgarisë,” nënvizoi Presidenti.

Gjithashtu, Presidenti vlerësoi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si dy vende anëtare të NATO-s, duke përmendur edhe prezencën e trupave shqiptare në Novo Selo si një shembull i këtij bashkëpunimi të ngushtë.

Në këtë kuadër, Presidenti theksoi rëndësinë strategjike të Korridorit VIII dhe portit të Durrësit. “Për Shqipërinë, nuk ka asnjë dyshim se Korridori VIII është një projekt strategjik për lidhjen rajonale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e konkurrueshmërisë  së tregut. Ndërtimi i përshpejtuar i këtij korridori është një objektiv i yni,” u shpreh ai.

Pas

Rinumërimi për rreth 40% të votave, Murrizi akuza Bardhit dhe Bylykbashit: Pranuat një ‘Kod Zgjedhor bastard’ për një karrige të qelbur në Kuvend

Para

“Rusët janë shumë të dobët për të sulmuar NATO-n”, Orban: Putin do ta mirëpresim me krahë hapur

Para
“Rusët janë shumë të dobët për të sulmuar NATO-n”, Orban: Putin do ta mirëpresim me krahë hapur

“Rusët janë shumë të dobët për të sulmuar NATO-n”, Orban: Putin do ta mirëpresim me krahë hapur

 



Të Fundit

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kosovë/ Dy policë përfundojnë dëshminë për rastin ‘Banjska’

“Historia nuk mohohet por futbollin lëreni të qetë’, Gazetari Lundra: Shqipëria tregoi dinjitet dhe maturi, fitojmë në Letoni”

Diplomati Topollaj: Putinit çdo ditë i shtohet ideja e çmendur për të sunduar botën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.