04:12 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bëhet apo nuk bëhet qeveria teknike varet nga këto 11 teza”

20:27 | 14/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Fuga kundër votimit elektronik: Nuk ka gjë më të lehtë se të manipulosh robotin

Pas kërkesave të opozitës për krijimin e një qeverie teknike, akademiku i njohur Artan Fuga liston 11 teza teknike apo kushte, që duhen realizuar paraprakisht.

“Mjaftojnë të konkretizohen këto 11 teza për qeveri teknike dhe unë mendoj se palët mund të hyjnë në zgjedhje në pozita të barabarta, jo vetëm partitë e mëdha por të gjitha subjektet që duan të konkurrojnë.”, shkruan Fuga.

Sipas Fugës, plotësimi i këtyre kushteve është e vetmja mënyrë që të dyja palët të hyjnë në zgjedhje pa patur frikë nga njëra-tjetra, por sipas tij mungon vullneti i tyre për ta realizuar këtë.

Akademiku i njohur shprehet se po të mos zgjidhet çështja e qeverisë teknike, situata politike e tensionuar tanimë, ka rrezik të dali fare jashtë kontrollit për një kohë të gjatë dhe mbi të gjitha me pasoja të mëdha negative.

SHKRIMI I PLOTË I FUGËS

11 teza teknike! 

Shqipëria ka ngecur te çështja e qeverisë teknike.

Bëhet apo nuk bëhet?

Po të mos zgjidhet kjo çështje situata ka rrezik të dali jashtë kontrollit për një kohë të gjatë dhe me pasoja të mëdha negative.

Opozita ka njëmijë herë të drejtë të kërkojë zgjedhje të lira ku aparati ekzekutiv i shtetit ose forca të toleruara prej tij të mos ushtrojnë presion sikur e kanë zakonin e lashtë direkt ose tërthorazi mbi qytetarët në votime.

Ka të drejtën e Zotit!

Por edhe partia në pushtet,sado zullume dhe e paaftë të jetë treguar qeveria e saj, ka të drejtë të mos i lëshojë rezultatet elektorale në tavolinë pa filluar zgjedhjet.

Votimet përcaktohen nga zgjedhje të lira!

Këto dy ekstreme duhen evituar sepse pa evituar ekstremet nuk ka zgjidhje as negociata të ndershme dhe transparente.

Përndryshe dy mundësi ka.

Opozita të arrijë qëllimet më të largëta, ose me ndihmën e një proteste shumë masive, ose me anë të një sinjali nga jashtë, ose nga ndonjë skandal korrupsioni ose administrativ i rëndë që mund të dali në shesh.

Qeveria nga ana e saj pret lodhjen e protestuesve dhe nga ana tjetër shpreson te ndonjë presion i partnerëve tanë perëndimorë mbi opozitën.

Por, përndryshe, nëse situata ngrin përgjithmonë, jo vetëm liderët, jo vetëm partitë, por edhe gjithë Shqipëria futet në terr institucional.

Si i bëhet? Ose do të ndodhin këto që thamë më sipër dhe mund të pritet jo më shumë sesa edhe pak kohë ende, ose pastaj ka një zgjidhje teknike për qeverinë teknike.

Teknicizimi teknik i qeverisë është çështje teknike dhe jo çështje politike.

Nuk është çështje personash thjesht në qeveri. Kush është dhe kush nuk është. Kjo është dytësore pastaj.

Pra, kërkohen modele të ftohta konceptimesh teknike për qeverinë.

Ajo formulë, që askush nuk po arrin ta thotë, mbase se nuk e mendojnë dot, përfshin:

  1. Statusin e antarëve të qeverisë. 
    2. Raportin e qeverisë me procesin e zgjedhjes dhe fushatës elektorale. Sepse presionet bëhen në fushatë, jo thjesht në zgjedhje. 
    3. Kompetencat e qeverisë në këtë periudhë elektorale. 
    4. Kompozimin e pushtetit lokal dhe të autoriteve lokale. 
    5. Riformatimin e kodit zgjedhor. Lista të haopura, etj. 
    6.Buxhetet dhe shpenzimet e fushatave elektorale. 
    7. Kontrolli qytetar mbi procesin zgjedhor, si edhe të survejuesve nga jashtë. 
    8. Përcaktimi se kush mund të jetë anëtar komisionesh zgjedhore lokale dhe detyrimet, të drejtat, penalitetet ndaj tyre si edhe mënyrat e përzgjedhjes. 
    9. Përcaktimi i evitimit të mbivendosjeve midis funksionarit politik, autoritetit shtetror dhe kandidatit për deputet. 
    10. Përcaktimi i i kushteve për mospjesëmarrje në fushatë i autoriteteve administrative dhe politike në disa poste. 
    11. Përcaktimet si faje penale i presionit mbi punonjësit e administratës publike ose private gjatë fushatës elektorale dhe procesit të votimit.

Mjaftojnë të konkretizohen këto 11 teza për qeveri teknike dhe unë mendoj se palët mund të hyjnë në zgjedhje në pozita të barabarta, jo vetëm partitë e mëdha por të gjitha subjektet që duan të konkurrojnë.

Këtu fillon republika e re, sepse ajo që lidhet me një kushtetutë të re, ehu, ka punë ajo, do muaj e vite. Por, fillimi është këtu!

Qeveri teknike.

Por nuk është puna “po” ose “jo”, por “si?”

Nuk ka vullnet?

Atëhere fatin e vendit e kemi të gjithë mbi kurriz dhe mbajmë përgjegjësi për të. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: artan fugaqeveria teknike
Pas

Berisha-Ramës: Dorëhiqu, fundi i mazhorancës i pashmangshëm

Para

Në Marinzë të vdekurit dëmshpërblehen për tokat e dëmtuara (VIDEO)

Para
Në Marinzë të vdekurit dëmshpërblehen për tokat e dëmtuara (VIDEO)

Në Marinzë të vdekurit dëmshpërblehen për tokat e dëmtuara (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.