Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pavarësisht njoftimit nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj se i është ndaluar leja për tu futur në Drenicë për të vizituar Banjën, duket se nuk është tërhequr.
Ai thotë se do të gjejë rrugë dytësore për tu future neë Banjë. Por ndërsa nuk dihet ende se çfarë po ndodh vërtetë në Kosovë, mediat serbe kanë menduar t’i hedhin benzinë zjarrit.
Sipas tyre presidenti serb është futur në Banjë përmes një rruge dytësore.
“Përkundër vendimit të qeverisë së Kosovës, Presidenti Vuçiç shkoi atje”, thuhet në artikullin e publikuar nga B92, shkruan Express.
Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin po e fajëson kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin për protestat në Drenicë kundër Vuçiçit.
Ai gjithashtu ka thënë se Serbia po prêt reagim nga KFOR-i për situatën e krijuar.
“Presidenti ynë nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të jetë i pambrojtur. Aktualisht, kanë filluar disa bllokada, burra të armatosur, por po presim reagimin e KFOR-it. Pas gjithë kësaj qëndron Kadri Veseli, ai është përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë”, ka thënë Vulini për Tanjug.
Gjithashtu Vulin tha se ushtria serbe do të respektojë vendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që është komandant suprem.
Ai tha se gjithçka që urdhëron do të zbatohet.
“Presidenti është komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe gjithçka që ai thotë do të kryhet. Ai mund të urdhërojë përdorimin e ushtrisë dhe çdo gjë që ai thotë do të bëhet”, ka thënë Vulin, përcjellin mediat serbe.
“Ai është ai që do të vendosë për këtë, nëse ai thotë se siguria e tij duhet të garantohet në vendin ku ai dëshiron të shkojë, kjo do të bëhet”, tha Vulin. (B.H/Faxweb)