08:27 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bëhet i gjallë Edi Rama, nis sherrin me komentuesit: Kur të vinë mendtë…

12:55 | 06/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
PARALAJMËRIMI/ ‘Shumë shpejt do shfaqet dhe kompania e re telefonike: RAMA TELEKOM!’

Kryeministri Rama pasi i ka kaluar dhjetë ditë në ‘’arrati”, duket se mes shumë angazhimeve të shumta jashtë vendit ka gjetur kohën që të merret edhe me komentuesit në ‘’Facebook”.

Shumë prej tyre ankohen se vendi po shkon çdo ditë edhe më keq, ndërsa Rama thotë se gjërat bëhen avash-avash.

DEBATI:

Komentuesi: Duhesh të jesh zgjuar herët në mëngjes që ke postuar këtë video,ke halle të mëdhaja në fakt mendon për popullin.Ky popull që dita ditës roberohet ky popull që të dha timonin që kërkove po mesa duket nuk ja ke idenë fare timonit, kërkon të lidhen sahatet për ujin kur unë nuk ka ca do masin sahatet?kërkon të paguhen dritat dhe në disa zona të Shqipërisë mungon energjia.

Rruget cop cop në çdo cep,njerëz që vriten mes ditës,aksidente në çdo cep,ore me atë vetingun di gjë ti se ca u be?me dëgjo mua futu vet brenda të paktën mos të lesh nam që nuk i kap asnjë peshke futu vet në rrjet.Dhe lëre timonin se nuk qenke për këtë punë as ti è as ata ata që ishin,po dhe faji juaj nuk është populli është mpirë dhe nuk di të llogjikoj me.

Rama: Ti Redjon i merr të keqen popullit “të mpirë” sipas teje, sepse populli i ka sytë në ballë, veshët në vend e mendjen në punë, dhe shikon, dëgjon e kupton më së miri çdo përpjekje që po bëhet për ta nxjerrë nga kaosi pa ligjshmëri e gjullurdia pa ardhmëri e shumë e shumë viteve, ku Shqipëria u bë shesh për çdo përshesh me energjinë, ujin, rrugët e me radhë…

Padyshim ka ende shumë për të ndrequr e ndërtuar, po ku ishim e ku jemi është krejt e qartë, në çdo sektor e në çdo drejtim, dhe vetëm qorrat e mendjehumburit nuk e shikojnë e nuk e kuptojnë dallimin, siç mesa duket zotrote nuk e shikon e nuk e kupton dot as dallimin e madh që bën ky ndryshimi i treguar në këtë videolajm, për qindramijëra shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi!

I shkreti ti, kujton se mjafton të mbështillesh me flamur për të qenë një shqiptar i mirë që i del zot vetes e vendit të vet Shko në shkollë shko sa s’të ka ikur mundësia të ndriçosh mendjen e rrugën e gjatë të jetës, se nesër do jetë vonë e siç thotë populli, kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë

Komentuesi: Me ne fund. Tani per lehtesim me te tepert, hiqni dhe tarifat qe kerkojne per cdo lloj dokumenti institucionet publike ne Shqiperi. Eshte turp qe ne shkoll per nje verifikim te vetesh te paguash ne bank…

Rama: Nuk e di ku është turpi në këtë mes, po di që sapo kemi shkurtuar me 60% dokumentat që kërkohen në të gjitha nivelet e shkollimit nga Ministria e Arsimit.

Komentuesi:  Gur gur behet mur ajo shprehja e vjeter,gur gur behen edhe rruget erdhi marsi si thua a do ndertojme ndonje km apo te presim kur te piqen dardhat.

Rama: Kemi ndertuar plot kilometra dhe do ndertojme plot te tjera Andi, po ti beji hyzmet te lutem dardhes se trurit he xhan, qe mos te te flase goja para mendjes

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: edi ramakomentuesitrama
Pas

Zbulohet e shkuara e errët e Meçollarit, i dënuar për vjedhje, Xhaçka: E mori se donte të ngrohej…

Para

Debati për skemën e ndihmës ekonomike, reagon Banka Botërore

Para
Debati për skemën e ndihmës ekonomike, reagon Banka Botërore

Debati për skemën e ndihmës ekonomike, reagon Banka Botërore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arakchi mohon marrëveshjen: Nuk ka armëpushim mes Iranit dhe Izraelit

Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci

Armëpushimi Iran-Izrael sjell qetësi në tregje: Rritje në bursa, rënie e dollarit

Turqia goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda

Kosova ende pa Kuvend e Qeveri, rrezikohen edhe 90 milionë euro të Bankës Botërore

Qeveria hap Garancinë Sovrane: 44 milionë euro kredi me 70% mbulim nga shteti

Trump shpall armëpushimin Iran-Izrael: “Ka hyrë në fuqi, mos e shkelni!”

Blegtoria në pikë të ulët – Numër i reduktuar i kafshëve dhe prodhim të paktë në 2024

Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

Bota dënon sulmin ndaj kishës në Siri, ndërsa numri i të vdekurve rritet në 25

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.