Behgjet Pacolli ka mbërritur me avionin e tij privat nga Zvicra sot në Tiranë.
Lajmi është bërë publik nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje me qendër ne Tiranë Boiken Abazi i cili edhe pyet nëse do duhej të ishte në karantinë në një prej hoteleve që kryeministri Edi Rama ka caktuar për ata aë vijnë nga jashtë vendit.
“Ku është Behgjet Pacolli? Avioni i tij privat mbërriti sot në Tiranë. A nuk do duhej të ishte në karantinë në një prej hoteleve që Qeveria Rama ka caktuar për ata që vinë nga jashtë vendit? I lutem gazetarëve në Shqipëri ta sqarojnë këtë histori”, shkruan Abazi.